Nuk desha - Bota Sot
Nuk desha

Kultura

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Nuk desha

Nga: Dibran Demaku Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 09:46
Dibran Demaku

(Çun Lajçit për Bubulinën)

nuk desha miku im të të gërrith plagën
e shpirtit të ndrydhur për bimën e vet
as Drinit të bardhë t'i ndizja flakën
në rrjedhën e tij të bukur në mijëra vjet

nuk desha as Bubulinës të ia prish qetësinë
e ëndrrës së këputur të një pikëtakimi të keq
nuk desha që me mërzi të mbush poezinë
por vargu kryengritës më iku për dreç

nuk desha jo nuk desha Bubulinës t'i prish qetësinë
as të ia trazoj ëndërrimet e përtej varrit
ajo veç kaloi ylberin e këtej la dashurinë
të vjerrur me mall në një cep të zarit...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test