Alpet ta japin të qeshurën plot dritë

Kultura

Alpet ta japin të qeshurën plot dritë

Nga: Ramiz LUSHAJ Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:09
Komisar Nikoll Vatnikaj

1.

Çou, o Nikoll Vatnikaj,
Në këtë Natë të Shënkollit!
Ngjitemi në Curraj të Epërm...
Atje është tjetër botë.
Atje është kohë tjetër.

Aty Alpet të japin të qeshuren plot dritë.
Aty lumi i Currajve t’i hapë sytë.

Aty rrjedh mjalti i dymijë luleve.
Aty rritesh dymijëvjeçarë.

Aty këndon me lahutën e moçme,
Kangë me kreshnikë, për mërgimtarë...

2.

Nikoll, të nisen këto male alpine,

U rrite në kryeqytet,

U gradove komisar...

Në këto Alpe të mbeti emri, fjala, zemra...
Në kulla e pisha, në çdo gur’, lule e barë...
Ti gjithmonë do i mbetesh vendlindjes, ndër kohëra,
Fytyrëqeshur. Faqebardhë.
Ti do të jeshë një ndër krushqit e parë...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat