Ganiu ishte një pishtar i dritës dhe diturisë në mjedisin ku ka punuar dhe vepruar - Bota Sot
Ganiu ishte një pishtar i dritës dhe diturisë në mjedisin ku ka punuar dhe vepruar

Kultura

E hënë, 11 dhjetor 2017

Ganiu ishte një pishtar i dritës dhe diturisë në mjedisin ku ka punuar dhe vepruar

Nga: Ragip Guraziu Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 12:43
Ragip Guraziu

Mësuesi Gani Bllaca, ishte gjeneratë e parë e mësuesëve nga fshati Bllacë, Komuna e Therandës dhe i fundit çë vdiç nga kjo gjeneratë. Kur u hap shkolla e parë shqipe në Duhel në vitin 1942 me mësuesin Tajar Hatipi, Ganiu pati fatin që të jetë si nxënës i gjeneratës së parë.

Fëmijëria e tij parashkollore përkon me kohën e sundimit të mbretërisë së Jugosllavisë, atëherë kur përdoreshin metodat më të egera diskriminuese ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Kur u hap shkolla e par shqipe në Duhel në vitin 1942 me mësuesin Tajar Hatipi, Ganiu pati fatin që të jetë si nxënës i gjeneratës së parë. Me intervenimin e Asllan Fazliut në vitin 1948-1949 u regjistrua në klasën e parë të Gjimnazit të Ulët në Ferizaj. Në vitin shkollor 1950-1951 vazhdoj në Suharekë ku kreu tri klasa.

Me 1955-1956 mbaron shkollën normale në Prishtinë.

Ka punuar në Peçan, Bukosh, Mushtishtë, Bllacë, Suharekë, dhe së fundi kur e kryen SHLP 1966-1967 grupin e matematikës dhe e jep këtë lëndë në Gjimnaz dhe Normale të po sa hapura në Suharekë. Prej vitit 1970 punon në "Ballkan" të Suharekës si Drejtor për kuadra deri në futjen e masave të dhunshme nga forcat policore serbe.

Ishte i vetmi që e vizitoj Qazim Bllacën në burg në Shqipëri.

Image
Gani Bllaca

Te të gjithë nxënësit që edukoi dhe arsimoi ishte një model i mësuesit të përkushtuar, dhe kishte veprime të ndershme dhe sjellje konkrete. Edhe ky si shumë mësuesë të tjerë vuri një gur të madh në kështjellen e pamposhtur të Arsimit shqip në Bllacë dhe më gjër.Ganiu ishte një pishtar i dritës dhe diturisë në mjedisin ku ka punua dhe veprua.

Vdiq për të mos u harruar kurrë nga nxënësit, kolegët, dhe prindet që ua mësoj fëmiet.

Ishte ai i cili çdo herë rrezatoj buzëqeshje të ndritur dhe të çiltër, gjithmonë fisnikë në shpirtë e plot pasion për die.

Pasi i përkiste si më i afërmi i familjes së Ramë Bllacës dhe birit të Ramës,Qazim Rama, i cili pas Luftës së Dytë Botërore, duke vazhduar amanetin e babës Ramë, i cili në midis Beogradit në parlament shkeu traktin që bëne fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi,viti 1937,ku ajo ditë i kushtoi edhe me vdekje, i mbeti amaneti djalit të tij ta vazhdoi ku e la Rama, por tani Qayimi i shkolluar,dhe 30 vite në kohën e komonizmi vuajti 30 vjet burgim, dhe në vitet e 60 ishte Gani Bllaca, mësuesi që këto ditë ndërroi jetë në Prizren ku jetonte dhe kishte marrë guximin ta vizitoj kusheririn e tij ,Qazim Ramën në Fier.

Dy bashkëshortët që shpërndanë dijen shumë gjeneratave, Gani Bllaca,tani në amshim shkoi këto ditë dhe bashkëshortja e tij, Hasibe Bllaca që vinte nga Prizreni,e martuar në Bllaca,arsyeja ishte se vinte nga një familje bujare me ideale kombëtare,dhe ende jeton,që sot disa nxënës të tyre janë edhe në poste të larta,disa ishin se nuk jetojnë dhe disa,si unë që kamë qenë nxënës I tij dhe bashkëshoretës së tij jam pensionuar por gazetarin po e vazhdojë të shkruaj sepse kur u pensionova në një takim që mësuesi im Gani Bllaca,kishte qenë në fshatin Bllacë,kishte porositur se disa të pranishëm por ka rastis në ato momente edhe vëllai I Taipi,ku ai kishte thënë;’’thuajni Ragipit edhe pse është pensionuar,shkrimet mos t;I ndalë,dhe këtë amanet të tij do e vazhdojë deri në amshim.

Por nga fundi i viteve njëzetë, pasi kishte përfundua Lufta e Parë Botërore dhe pasi përfundismisht Kosova kishte mbetur nën Jugosllavi, pushtuesit serbë filluan të hapin ndonjë shkollë serbe edhe në fshatrat shqiptare.

Në fshatin Bllacë,komuna e Therandës-ish Suhareka, për herë të parë është çelë shkolla në gjuhën serbe në vitin 1929.Si shkollë ka shërbyer shtëpia e Adem Iballit. Mësues kanë qenë serbë se në atë kohë nga Bllaca ishin shumë pak njerëz që dinin shkrim lexim.

Në vitin 1931 shkolla kaloi në Duhël.Po në Duhël u qelë shkolla shqipe këtu ishte Tajar Hatipi.Tani më pas shkolla u mbush me mësues shqiptarë,pasi u arsimuan,që po këtu u arsimuar edhe mësuesi im Gani Bllaca,dhe më vonë ju përkiste gjeneratës së këtyre mësuesve. U martuar me mësuesen Hasibe nga Prizreni dhe që të dy për një kohë të gjatë punuan bashkë,dhe u shpërngulën në Prizren për ti aftësuar brezat me më superior me arsim te lartë.

Mësuesi Gani Bllaca,Ishte gjeneratë e parë e mësuesëve nga fshati Bllacë, Komuna e Therandës dhe i fundit çë vdiç nga kjo gjeneratë. Kur u hap shkolla e parë shqipe në Duhel në vitin 1942 me mësuesin Tajar Hatipi, Ganiu pati fatin që të jetë si nxënës i gjeneratës së parë.

Fëmijëria e tij parashkollore përkon me kohen e sundimit të mbretërisë së Jugosllavisë, atëherë kur përdoreshin metodat më të egera diskriminuese ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Kur u hap shkolla e parë shqipe në Duhel në vitin 1942 me mësuesin Tajar Hatipi, Ganiu pati fatin që të jetë si nxënës i gjeneratës së parë. Me intervenimin e Asllan Fazliut në vitin 1948-1949 u regjistrua në klasën e parë të Gjimnazit të Ulët në Ferizaj. Në vitin shkollor 1950-1951 vazhdoi në Suharekë ku kreu tri klasa.

Qazim Bllaca në një tubim në pejë ka thënë;

‘’Shesim lop e shesim ki,

Ka një pushkë me ble për shpi

Drazha n’Kosovë do me hi,

Me pre gra e me pre thmi,

Edhe Kosovën me ba Serbi’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test