Dashuria i ruan lotët e dhimbjes, kurse dhimbja e shprehë fuqinë e dashurisë - Bota Sot
Dashuria i ruan lotët e dhimbjes, kurse dhimbja e shprehë fuqinë e dashurisë

Kultura

E hënë, 11 dhjetor 2017

Dashuria i ruan lotët e dhimbjes, kurse dhimbja e shprehë fuqinë e dashurisë

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 10:42
Foto nga promovimi i librit

Në pranin e shume dashamireve të librit nga Kosova dhe Shqipëria në lokalet e Bibliotekës të qytetit në Shkodër u  bë shpalimi i vëllimit poetik me poezi me titullin “Lora” të autorit- profesorit Asllan Qyqalles nga Fushe Kosova. Në recesionin e saj kushtua këtij librit pro. dr.  Zejnepe Alili Rexhepi në mes tjerash tha:” Poeti Asllan Qyqalla dhe veprimtaria e tij letrar për të cilin po bëjmë fjalë këtu vjen para lexuesit me një vepër të re arti, të titulluar “Lora”, ku uni lirik reflekton midis frymëzimesh dhe përjetimesh. Vëllimin e përshkojnë dromca biografike dhe shtresa lirike brenda imagjinatës dhe estetizmit të fjalës. Kjo qasje vargëzimi, për lexuesin, është mundësi deshifrimi për një realitet jetësor dhe përmbushje arti. Brenda këtyre vargjeve artikulohet fuqia ekspresive e autorit.    

Libri me titullin “Lora”është një vëllim poetik me rritje krijuese të dukshme, ku ndihet magjepsja e dritës përmes shpirtit njerëzor të një heroine të quajtur “Lora,  e cila vjen ndryshe, me simbolikën e emërtimit që shtrihet në tërë veprën. Rrugëtimi në vargje—tha në vazhdim të fjalës Rexhepi  gjë që përjetohet si rrëfejë që endëzohet si histori dritëhijesh të përthyera midis jetës dhe parajsës. Ndihet dukshëm nota elegjiake e autorit, Asllan Qyqalla, me moton: “Ky është fati im”!

Lora, e veshur me ndiçmi hyjnor, mbetet portret i paharruar në kohë, e skalitur si një shtatore, sinonim i së bukurës ndër vite, e përshkruar pa fjalë të mëdha dhe elozhe. Poeti, të pasosura i ka rrëfenjat për të, ashtu sikurse edhe kujtimet, si atëbotë kur në amfiteatro studimesh lexonin kritikë a poezi, në udhëkryqe letërsie njihnim historitë e moçme stolisur në gjethe vjeshte.

Image

Kuptohet, jeta e një çifti, Lorës dhe Lanit, që zbulohet me anë të rrëfimit, veprimit dhe përshkrimit, si në një ditar, u jep frymë vargjeve, i jep formë idesë dhe e krijon idealin e poetit

“Ky është fati im”! - që përmes metaforash i përshkruan linjat e një dashurie.

Lora, ajo sublimja dashuri e poetit dhe bora me bardhësinë e vet që asocon në çiltërsi, pavarësisht që kategoria e tragjikes mbizotëron me humbjen e heroinës që pas vetes lë gjurmë dhembjesh, por dhe krenari me praninë e saj të dikurshme. Këtu, qenësia rrëfimit, si në kërkim të ekuilibrit të jetës është simbolikë e kthimit të qenies në rrafshin artistike. 

Atëherë, fjala merr forcë, pavarësisht se poeti i mbërthyer në dhembje lëngon për humbjen. Ndonëse vetëm në ca poezi ai pak gjallon, përsëri lëngon për Lorën dhe e mban pranë zemre që të mos e prek harresa. Në disa poezi, si: “Sytë e përmalluar”, “Prushanë pritjesh”, “Letra e vonuar”, “Udhëtim pa pasaportë”, edhe mallëngjimi merr udhë përtej, mu si malli i prushtë i poetit. Aty gjenden vatra ngjarjesh që rrjetëzohen më pas me emocionin e dhembjes për humbjen, aty gjenden përshkrime linjash kohore të së shkuarës dhe të sotmes, si vetëdije e ngacmuar për një të vërtetë të hidhur.

Andaj amëza e këtij realiteti të sjellë përmes notash poetike, është fati tragjik i Lorës dhe rikthimi i saj përmes përfytyrimit dhe kujtimit, si alternativë e dhembjes dhe vazhdimësisë së jetës. Në vëllim “Lora”, si një kronikë jetësore përshkohen vendi, koha dhe njerëzit, me të cilët i ka lidhur jeta. Në vargje është i ndjeshëm përjetimi, jo si ndonjë postulat biblik, po ashtu i lirshëm që buron nga shpirti i njeriut që e ka njohur dhembjen dhe plagët e saj. Tematika e veçantë me kronologjinë e përjetimeve - ngjarjesh, shtjellim i idesë dhe mesazhi njerëzor e përmbushin opusin tërësor letrar tha në fund të fjale saj profesoresha Rexhepi. 

“Dashuria është një pëlhurë e bardhë, ku njeriu pasi e zbulon ngjyrën e vetë e shprehë në përjetimin e ndjenjave...“

Në vazhdim te fjales se saj poetja nga Amerika Kaltrina Hoti kushtua promovimit të librit me poezi të autorit  Asllan Qyqalles në mes tjerash tha:“ Dashuria është pëlhurë e bardhë, ku njeriu pasi e zbulon ngjyrën e vetë e shprehë në përjetimin e ndjenjës në mënyrë indirekte. Mirëpo, në veprën e poetit  Asallan Qyqallës, gjejmë fuqine e dashurisë të shprehur në mënyrë direkte dhe është aq e bukur ku na mëson si të përjetojmë dhimbjen pa dhimbje. Para se të them çfarë përjetova në brendësi të vargut të pikturuar nga autori Asllan  Qyqalla, vetëm me ca rreshta, dua të trokas në hapësirën e krijuesve për një çast. Çdo vepër ka për qëllim të dhuron një mesazh, nëse në atë vepër, krijuesi e shpreh direkt nga eksperienca e tyre pa frikë ai e kalon kufirin e imagjinatës apo realitetit, atëherë ka krijuar vepër të pavdekshme. Për ketë krijuesi letrar duhet të ketë guxim, siç ka bërë autori Qyqalla me vargjet e tij. Ai e këputi litarin që e rrethonte pjesën më të bukur të shpirtit shqiptar, i cili gjithmonë është i sfiduar nga lufta për lirinë, krenarinë dhe fuqinë e kombit. Zakonisht dashuria e një shqiptari ndaj shqiptares është shprehur nëpër figura abstrakte, ku  shqiptarja dëshiron t’i dhuroj një djalë për trashëgim, që do të thotë atë e gjeti në botën e dashnorit,dëshiron ta ringjallë. Kurse shqiptari i dhuron dashnores ujë të freskët të bunarit për t’ia freskuar bukurin me të cilën e robëroj të dashurin); këtu mora vetëm një shembull që e hasim në letërsinë tonë të lashtë popullore.

Çfarë na sjell autori ynë  Asllan Qyqalla nëpërmes vargjeve, që  i quan vargje të pikturuara!? Ai na mëson se dashuria i ruan lotët e dhimbjes, kurse dhimbja e shprehë fuqinë e dashurisë.

Dhe tani vazhdon të na shëtis në botën e brendshme të “Lorës “ dhe “Lanit”, me ngjyra të dashurisë, mallit dhe dëshirës, përjetimit! Ai donë që ta ketë vetëm edhe një herë atë peisazhinë e ndjenjës, jo se ka harruar t’i thotë të dashurës ndonjë fjalë të pa thënë, por ta robëron në zemrën e tij, si fantazmë përgjithmonë.

Këtu autori tregon, çka dëshiron të përjetojë, por në fakt, është pasqyrë se çfarë i ka dhuruar dashuria e orës, dhe nëpërmes të kësaj ndjenje, mundohet ta robëroj Lorën nga bota e shtatë, për disa momente edhe pse e dinë se nuk do të ndodhë në atë formë.

Natyra e kësaj vepre tha Hoti na detyron që t’i lexojmë vargjet më shumë se një herë. Gjate leximit,  të këtij libri krijova bindje se, nëse do merrnim nga çdo poezi nga një strofë dhe t’i bashkonim, do të krijohet poezia më e fuqishme e dashurisë.

Shprehja e mallit pa kufi, autori na tregon se koha, që e jetojë me të dashurën, ishte shumë e shkurt, për ta shprehë dashurin e plot. Autori ka shumë lot për humbjen e të dashurës, por i shndërroj në vargje për t’i dhuruar botes një mesazh të fuqishëm se; “dashurisë nuk i dihet fillimi, por vetëm e dijmë që nuk ka fund”. Dhe këtë, çdo lexues do ta kuptoj, kur do të depërtoj në brendësi të kësaj vepre. Në këëtë promovim me nga një fjale hyrse para dashamireve të librit u paraqiten edhe prof.dr. Nikoll Loka dhe prof.dr. Flamur Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test