Do të fuqizohemi kur të vetëdijesohemi

Kultura

Do të fuqizohemi kur të vetëdijesohemi

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 00:00
ilustrim

Sa më parë që të vetëdijesohemi

Zallahitë mendore do t’i eleminojmë

E kur të merituarëve u gëzohemi

Jetën tonë do ta dritësojmë.

 

Nga punët e liga më lehtë largohemi

                                    Kur tek ne mbizotëron arsyeja

                                    Prej territ të mendjes do të çlirohemi

                                    Për të hapëruar lirshëm kah ardhmëria.

 

                                    Me shpirtmadhësi e ndjenjën e sinqeritetit

                                    Jeta normale në këto troje do të krijohet

                                    Pa nëpërkëmbje e ndërskamca ndaj njëri-tjetrit

Drejt përparimit më lehtë do të shkohet.

 

E njerëzishmja, vetëdija, ndershmëria...

Të bashkërenditura e të pandara kur në mes nesh qëndrojnë

Do të shfaqet normaliteti, buzëqeshja e lumturia

Që prej shumë kohësh njerëzit tanë dëshirojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat