Ministri Gashi ngushëllon familjen e aktorit Blerim Peci

Kultura

Ministri Gashi ngushëllon familjen e aktorit Blerim Peci

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 11:49
Blerim Peci

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, ka ngushëlluar familjen Peci me rastin e ndarjes nga jeta të Blerim Pecit, duke thënë se janë të shokuar dhe të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e parakohshme të aktorit të njohur.

“Ndarja e hershme e Blerim Pecit është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe kulturën e Kosovës. Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ministri Gashi thekson se krijimtaria dhe produktiviteti i  panumërt i aktorit Peci do të mbetet i paharruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat