Gashi pjesë e ceremonisë “Europian Film Awards 2017’në Berlin

Kultura

Gashi pjesë e ceremonisë “Europian Film Awards 2017’në Berlin

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 17:11
Sipas komunikatës për media nga MKRS, gjatë kësaj ceremonie, njëra ndër ngjarjet më madhështore në botën e filmit, Gashi zhvilloi takime të shumta.

Me ftesë të Presidentit të Akademisë Evropiane të Filmit, Wim Wenders, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po merr pjesë në ceremoninë e edicionit të 30-të të Europian Film Awards 2017, në Berlin të Gjermanisë.

Sipas komunikatës për media nga MKRS, gjatë kësaj ceremonie, njëra ndër ngjarjet më madhështore në botën e filmit, Gashi zhvilloi takime të shumta.

Ndër më të rëndësishmit ishte takimi me Ministren e Kulturës së Lituanisë, Liana Ruokyt?-Jonsson, me të cilën ministri diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës. Gashi e Roukyt?-Jonsson u pajtuam që së shpejti të ndërmarrim hapa për konkretizimin e këtij bashkëpunimi.

“Në këtë ngjarje të rëndësishme në sferën e kulturën, ministri Gashi po ashtu ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me një numër të konsiderueshëm të filmbërësve, regjisorëve e aktorëve evropian e më gjerë”, bëhet e ditur në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat