Lamtumirë Rasim Bebo

Kultura

Lamtumirë Rasim Bebo

Nga: Skender Karaqica Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 21:18
Rasim Bebo

Diasporës Shqiptare në Amerikë do ti mungoj veprimtari dhe intelektuali çam profesor Rasim Bebo,i cili nëpër vite në Çikago u bë pjesë e lëvizjes së madhe kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të demokratizimit të Shqipërisë.

Me profesor Rasim Bebo në takimet kombëtare temë bosht e bisedës ishte Çamëria dhe plaga e përgjakur në orët vrastare fashiste greke,që në Filat me rrethinë e vranë pranverën shqiptare...!

Ishte modest në jetë Rasim (Çamëria),me të cilin saherë që takoheshim unë e thërrisja (Vëllai i vogël nga Çamëria,-term i Adem Demaqit-nënvizimi im).Ai me moshën dhe plagët e jetës dhe mallin për Shqipërinë me thoshte:

Vëllai i madh(Kosova)flet me vëllain e vogël të Çamërisë,që për ne ishte ,,ora e historisë,,në Çikago!

Rasim Bebo asnjëherë nuk i merrte për të keq mendimin ndryshe në shpalimet historike.Me rastin e promovimit të librit historik për ,,Dodona...,,i pata vënë në venerimet e mia disa vërejtje për kohën e ,,Mbretit Zog,,dhe shtypi amerikan dhe,
mbetëm miq dhe kolegë!

Sot nuk e kemi në mesin tonë profesor Rasim Bebo!Do të na mungoj dhe do të jemi më të varfër për mendimin e tij se në kohën shqiptare na duhen mendimi ndryshe dhe të fortë në udhën e madhe kombëtare për Shqipërinë Etnike!

Lamtumirë profesor Rasim Bebo!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat