Kushtua nënës - qenies më të dashur në botë...

Kultura

Kushtua nënës - qenies më të dashur në botë...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:28
Pjesëmarrësit në sallen e Institutiti Albanologjik ku upromovuan dy vepra: "Misteret e një dashurie"dhe romanit kushtua "Nënës"

 Në sallane Instutit Albanologjik në Prishtinë në pranin

e shkrimtarëve, poetëve, profesorëve, studentë dhe dashamirëve  të artit letrar u bë promovimin e dy veprave: "Misteret e një dashurie"dhe romani  kushtua "Nënës"prej  njëqind e gjashtëdhjetë poeteve  nga viseve e ndryshme shqiptare, të cilët përmes  vargjeve të tyre qartas e paarqiten figuren madhështore të nënës. Në fjalen e hyres të  autori të romanit Rrahman HYseni në mes tjerash tha:  Ditët e panumërta, të kaluara nën hijen e vdekjes me shpresën e jetës; dashuri e vrarë nga egoja e një dashurie që tundë dhe që asnjëherë nuk u kthye me të njëjtën monedhë. Ëndrra, pasione, dëshira, të gjitha "Mistere të një dashurie". Në situata ekstreme, kohë mizore, vrapuar në kërkim të shpëtimit, në rrugët e panjohura, "zhytur" në "misteret e një dashurie". Ëndërr, mbetur e parealizuar nga vitet që ranë në gojën e së keqes duke i gllabëruar momentet, ngul dhëmbin e tërbimit. Nëna - tha në vazhdim të  fjalë së tij  autori i librit është një qenie  më e bukur në botë. Ajo me vizualitetin e saj asnjëherë nuk mund të quhet e keqe - madje  e njejta është e vetmja krijesë, ndaj së cilës nuk mund të bësh kurrfarë krahasimi. Është një burim i pashtershëm i dashurisë, një qiell durimi, shekull përjetimesh, mal dëshirash dhe urimesh. Me këto sakrifica të gjithë ne jemi pajtuar dhe pajtohem se nëna është qenia më e dashur në botë, pra nëna është engjëllushë. Andaj ky libër të cilin  e promovuam sot është vetëm një pikë uji në oqean, karshi veprës kushtua nënës. një nder ato, që poetët me vargjet e tyre i bëjnë nënës, dashurinë që secili prej tyre e shpreh në mënyrën e vet, vepër, që nëse e shohim edhe nga një prizëm tjetër, është një ngritje dhe vetëdijesim për disa nga ata që kanë harruar Zotin e tyre - duke keqtrajtuar nënën. Për ata që nuk dinë të dhurojnë dashuri ndaj nënës dhe ta pranojnë atë rrugë e të  keqes është një nga mosnjohja e dashurisë.                                                                                                              

Libëri  i  Rrahman Hysemir me përmbledhje poetike kushtua  nënës përmban një numër të madh poezish të poetëve nga të gjitha trevat shqiptare. Në promovimin e këtij librit – ngërthehet  dashuria, respekti, mirënjohja e njëqind  e gjashtëdhjetë pjesëmarrësve- poetë, të cilët në forma dhe ngjyra nga më të ndryshme, kanë nxjerrë nga miniera e tyre, shpirt, dhe ua kanë dhuruar  nënave përmes vargjeve të ngrohta si krua që buron dashuria...

Libri kushtua nënës është një permendore e e cila  ne vete  përmbanë një realizim artistik

Në vazhdim të promovimit duke foluar para të pranisheve në fjalen e tij prof. Maxhun Osmanaj për librin “Nëna”  përmbledhje poezish nga autorë të ndryshëm, në mes tjerash tha së është një përmendore e vërtetë poetike. Libri në fjalë përmbanë një numër goxha të madh autorësh dhe poezish me tematikë të njëjtë dhe, si i till natyrshëm që përmban realizime të niveleve të ndryshme artistike. Pavarësisht kësaj, mendoj që është një përmendore e vërtetë poetike përkushtuese. Nëna është ajo që secilin nga ne e ka sjellë në dritë duke përjetuar me dashuri dhe dhimbjet e lindjes. Është e vetmja ajo që në çdo rrethanë vetsakrifikohet në të gjitha format për ta lindur, ushqyer rritur e edukuar fëmijën e saj dhe, të gjitha këto ajo i bënë me dashuri të pa krahasueshme. Kështu edhe poetët e paraqitur në këtë libër emblematik, secili prej tyre në mënyrën e tij, kanë ndarë nga zemra thërrime përmallimesh, kujtimesh, përqafimesh dhe ndjesive të tjera tërësisht të sinqërta, kanë bërë krahasimet nga më të bukurat e mundëshme dhe kanë zgjedhur epitetet më të veçanta për të duke e pikturuar përmes vargjeve, secili në mënyrën e tij. Nëse ka dashuri të vërtetë përtej interesave ajo është dashuria e nënës për fëmijët që nuk pushon në asnjë rrethanë për ?ka  autoori. Rrahman Hyseni meriton të përgëzohet për përgatitjen e këtij libri, që si  një pemë me fruta shumë të ëmbël si dashuria e nënës.

Nëna në gjirin familjar dhe pranë fëmijëve është heroin në  mbrojtur tët tyre  nga çdo stuhi

Edhe Selvete Abdullahi në fjalën e saj tha së të shkruash për nënën është bekim i shenjtëruar. Ajo që fali jetë për të sjellë jetë nuk ka fjalë që e zavendëson veprën e madhe të saj. Kjo mund të jetë vetëm nëna. Nëna është emri i parë që ne e thërrasim kur kemi dhëmbje ose ndihemë. Pra, me tokën që ka frymë sakrifice dhe bëhemi vet sakrifica e saj. Një dashuri që është në proces gjatë  gjithë jetës është vetëm  dashuria e nënës e cila nuk ka çmim. Ajo fillet e saj i ka ende pa ardhur foshnja në këtë botë sepse çdo femër lind me motivin amnor dhe kjo është biologjike, prandaj rruga që e pret çdo nënë nuk është e  lehtë.

Një nëne që fal vetëm mirësi e dashuri nuk mund t’a kujtosh ndryshe veç me vargje të shpirtit.Ajo jeton aty dhe qëndron prore si heroin në çdo kohë e mbrojtur nga çdo stuhi. Aty frymon sa herë që hapet çdo faqe e librit të saj sepse ajo është  nëna. nëna  e jonë e qeshur dhe e vuajtur që përcjellë breza të tëra me dashuri dhe mirëqenje hyri tanimë në një vepër të tërë. Në librin kushtuar  nënës që promovua  u plotësuan emocionalisht dhe shpirtërisht sepse dashurin, mungesën dhe gjithë qëndrimet tona për nënën i shpalosëm në letër si dëshmi e kohës për të treguar se jemi mirënjohës për ate që n’a solli në jetë. Si t’i themi nënës ndryshe kur ajo vet e ka krijuar kuptimin e saj. Këtë kuptim në forma të veta dhe mënyrën e përceptimeve poetike e shfaqën njëqind e gjashtëdhjetë poet  nga viseve të ndryshme shqiptare të cilët përmes  vargjeve të tyre të qarta dhe të lehta ashtu si vet figura madhështore e nënës. jo u krahasua me diell e hënë, engjëll e dritë. Ajo përmes frymës poetike u cilësua  figurë e një dashurie të pa kufishme.

Nëna është e vetmja ajo që në çdo rrethanë vetsakrifikohet në të gjitha format ...

Edhe Dani Ibrahimi në fjalene tij  tha së libri “Nëna” të cilën e promovuam sot është  një përmbledhje poezish kushtuar nënës nga autorë të ndryshëm e cila është një përmendore e vërtetë poetike  që në vete përmbanë një numër goxha të madh autorësh dhe poezish me tematikë të njëjtë. Nëna është e vetmja ajo që në çdo rrethanë vetsakrifikohet në të gjitha format për ta lindur, ushqyer rritur e edukuar fëmijën e saj dhe, të gjitha këto ajo i bënë me dashuri të pa krahasueshme. Kështu edhe poetët e paraqitur në këtë libër emblematik, secili në mënyrën e tij, kanë ndarë nga zemra thërrime përmallimesh, kujtimesh, përqafimesh dhe ndjesive të tjera tërësisht të sinqërta, kanë bërë krahasimet nga më të bukurat e mundëshme dhe kanë zgjedhur epitetet më të veçanta për të duke e pikturuar përmes vargjeve, secili në mënyrën e tij. Nëse ka dashuri të vërtetë përtej interesave ajo është dashuria e nënës për fëmijët që nuk pushon në asnjë rrethanë..

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat