Kreativiteti si domosdoshmëri e shprehjes artistike

Kultura

Kreativiteti si domosdoshmëri e shprehjes artistike

Nga: Bislim Aliu Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 10:57
Bislim Aliu

Krijuesi, gjithmonë, gjatë shprehjes artistike, do ta kërkojë momentin e volitshëm, për ta shprehur brengën e vet artistike. Pra, do të krijon, kur e ka arsyen, kur diç e brendshme e motivon, që ta shprehë atë që e brenë nga brendia. Andaj, gjithë ky motivim, do të bëhet, nëse është i nxitur nga frymëzimi.  Ky frymëzim, zatën, gjithmonë, do ta shprehë botën e vet artistike, që përherë e ndien krijuesi, në mendje dhe në shpirt.

Pa dyshim, çdo krijues, përherë angazhohet, që të krijon diçka të re. Dhe, kjo risi, përherë e bren në çdo vend dhe në çdo kohë. Andaj, ky kreativitet përherë i nevoitet krijuesit, që të eci përpara në ecejaken e vet artistike. Ai mundohet gjithherë, që ta thotë, atë që e ndien në brendinë e vet shpirtërore, e cila asnjëherë, nuk e lë të qetë. E thotë ai, atë, ashtu si e ndien dhe si e përjeton. Andaj, krijuesi, e shprehë gjithherë vetën, brendinë shpirtërore dhe bioritmoin e vet artistik.

Ky bioritëm, zatën, nuk mund të shprehet, në çdo moment dhe në çdo kohë. Ai, sigurisht, do të shprehet, kur është i disponuar, kur ekziston motivimi i brendshëm dhe kur ai disponim kërkon që të shprehet artistikisht. Ndaj, e gjithë kjo brendi e trazuar, do të shprehet, me vijë , ngjyrë, trajtë dhe me simbole të shumta.

Andaj, gjithmonë, këto ngjyra, trajta dhe simbole; do ta përbëjnë ritmin e jetës së tij. E, këto, shpërfaqje, gjithsesi, do të kushtëzohen, nga rrethanat shoqërore, jetësore, historike por edhe psikologjike. Andaj, përgjithësisht, duke i studjuar me vëmendje, të gjitha këto të dhëna, do të bindemi, se shprehja artistike, është gjithnjë domosdoshmëri e lartë shpirtërore e krijuesit.

Frymëzimi si shtytje e brendshme e shprehjes artistike

Krijuesi, gjithmonë, gjatë shprehjes artistike, do ta kërkojë momentin e volitshëm, për ta shprehur brengën e vet artistike. Pra, do të krijon, kur e ka arsyen, kur diç e brendshme e motivon, që ta shprehë atë që e brine nga brendia. Andaj, gjithë ky motivim, do të bëhet, nëse është nxitur nga frymëzimi.  Ky frymëzim, zatën, gjithmonë, do ta shprehë botën e vet artistike, që përherë  e ndien krijuesi, në mendje dhe në shpirt. Megjithatë, nëse krijuesit, i mungon frymëzimi, apo nuk është i aftësuar që të krijon, ose i mungon ideja artistike; ai sigurisht, nuk mund të krijon, ose do të krijon, në formë mekanike, pa ide konkrete dhe pa idealizëm për ta shprehur botën e vet  shpirtërore dhe artistike.

Krijuesi i mirë, përherë do ta zbulojë idenë e vet, trajtën (formën) e vet dhe botën e vet aristike. Ai, gjithmonë duke e veneruar jetën e përditshme; do të mbledh fakte reale dhe përherë, do të angazhohet që ato fakte të përditshmërisë, t’i paraqes me ritmin (bioritmin) e vet  kreativ. E, nëse krijuesit, i mungon ky fakt i realitetit; ai gjithmonë do të mbetet i “huaj” ose përherë do të huazojë thesarin dhe mendjen e tjetërkujt.

Gjithsesi, frymëzimi do të kushtëzohet nga jeta. Dhe, nuk ka çka të thotë krijuesi (artisti), nëse nuk e ka parë  jetën nga brenda, nuk e ka pulsimin e jetës dhe, nëse, nuk e ka vetëkrijuar atë brendinë shpirtërore. Dihet mirëfilli se arti është domosdo e shprehjes së brendshme shpirtërore. Dhe, nëse kjo domosdo lind nga mendja dhe nga shpirti; atëherë, gjithnjë do të kemi realizime (vepra) të thukta dhe cilësore dhe me ndjesim të lartë artistik. Këto vepra, sigurisht, nuk do të lindin ad hoc ose sa herë të dëshirojë krijuesi. Ato do të lindin, kur preket shpirti dhe ndjesohet mendja. Pra, kur “koka mendon e dora punon”.

Pa dyshim, veprimtaria (opusi) artistik i krijuesit, asnjëherë nuk do të matet  (peshohet), me sasinë e veprave të krijuara. Por, gjithsesi, do të matet me cilësinë e shpërfaqjes artistike. Korexho, piktor i njohur i Renesansës, njihet nga historia e artit, me vetëm 4 vepra pikturale. Por ato vepra, janë të realizuara me pietetin më të lartë idealizues. Leonardo Da Vinçi, nuk ka krijuar shumë vepra, por ato që i realizoi janë vepra kolosale  dhe të shpërfaqura  me sensin më të lartë kreativ.

Për të gjitha veprat e krijuara, koha është gjykatësi më i mire i vlerave kreative të çdo krijuesi. Përgjithësisht, mendoj; në çfardo rrethanë  jetësore, në çdo sistem shoqëror ose në çdo periudhë historike; arti është krijuar dhe krijohet si domosdo artistike. Ndaj, në këtë domosdoshmëri kreative e artistike , mund ta përmendim gjithsesi edhe ciklin omonim  “Elegji për Kosovën”  (2001) të piktorit madhor Tahir Emra. Ai në këto vepra elegjiake tregoi sensin më të lartë idealizues e shpirtëror në kreativitetin e tij artistik. Ai dhe vetëm  ai, diti të jetë aq shpërfaqës dhe aq sensitive, duke treguar barbarinë  rrënjëqethëse dhe  nacionaliste serbiane ndaj shqiptarëve  gjatë luftës në Kosovë. Në këtë vazhdë të domosdoshmërisë artistike, mund ta përmendim edhe veprën  kolosale“Hamalli “  (1967) të piktorit tejet sensitive Muslim Mulliqi. Ai në këtë vepër madhore  dhe tejet idealiste  tregoi qartas kohën, kur shqiptarët ishin hamaj dhe sharraxhinj. Pra, tregoi  realitetin e hidhur kur shqiptarët punonin për të mbetur gjallë me punën e palodhur të tyre.

Arti  si domosdo e shprehjes shpirtërore e artistike

Sigurisht, arti dhe kreativiteti artistik, si domosdo, nuk është çështje e ligjeve të tregut, por është çështje e rrethanave shoqërore, e çështjes shpirtërore e artistike të krijuesit. Për këtë, mund të themi; krijuesi mund të zhduket, si materje fizike, por asnjëherë nuk mund të zhduket, shpirti i tij, ideja e tij dhe kreativiteti  i lartë ndjesor e shpirtëror në artin e bukur të tij.

Gjithsesi, vepra artistike, nëse nuk zgjon asnjë përjetim estetik dhe lëkundje shpirtërore, ai art nuk do ta emocionon askend; ai art (vepër) do të mbetet i pavlerë, hermtik dhe me shpërfaqjen e tij nuk do të peshojë fare.

Megjithatë, sot, mund të flitet për krizën artistike, që shpeshherë e ka kapluar artin në përgjithësi. Sigurisht, ky art tani, nuk po krijohet  si domosdoshmëri artistike, por shpeshherë po krijohet, si imponim i kësaj domosdoje, ku po realizohen, vepra artistike, të skematizuara, të cilat në vete nuk e kanë shprehjen e vet shpirtërore. Kjo krizë artistike, sigurisht është e ndërlidhur, edhe me krizën ekonomike por edhe morale, që e ka kapluar tërë botën.

Dihet mirëfilli, se artin e bukur nuk e krijojnë vetëm popujt e mëdhenj, por atë, e krijojë edhe popujt e vegjël. Ndaj, edhe ne, si popull i vogël  po e krijojmë artin e bukur. Fatkeqësisht, ka tendenca aty-këtu që ndonjëherë të përkrahet antiarti.  Megjithatë, kjo tendencë, do të humbas me kohë dhe nuk do të peshojë gjatë. Andaj, arti është drita e shpirtit të secilit popull dhe populli pa atë dritë nuk do t’i njihte shtigjet e së kaluarës, të së tashmës dhe të së ardhmes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat