Shqiptarët e vrarë nga bullgari i parë

Kultura

Shqiptarët e vrarë nga bullgari i parë

Nga: Ilmi Veliu Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 06:14
Ilmi Veliu

Duke shëtitur, me të dashurën nënë

N,Uskanën time, tek varret, aty pranë

M’përqfoi  nënëlokja,  më puthi në ballë

Para një dekade, kur ende ishte gjallë….

 

Më tha: biri im, tek varret në këtë anë

Dergjen  eshtrat  e kosovarëve  tanë

Te lisat në Zabel, atje tek Çinari

Atëherë  moti, i ka vrarë  bullgari.

 

Aty lartë  në kodër, tek gurët e zinjë

 Ka plotë varre, t’kosovarëve të  rinjë

T, sjellur si robër, nga bullgari i parë

Këtu ku kanë  punuar, edhe i kan vrarë

 

Atëherë  bir i nënës, s’kam qenë në këtë  jetë

Por, më  pat treguar gjyshja ime e shkretë

Në vitin njemijë e nantëqind e shtatëmbëdhjetë

Kur shumë kosovarë këtu paskan  mbetë

 

Kishte qenë koha e Luftës Parë Botërore

I sjellin kosovarët, të  lidhur dorë për dore

Në rrëzë të Sharrit, n’Bukoçë lartë  te Kulla

T’punonin si rob’lufte, t’ndërtohej  hekurudha.

Të sëmurë e t’uritur;  të raskapitur fare

Kalonin ditë e javë pa asnjë kafshore

Bullgari i vrau dhe askush nuk mbeti

E  Kosova nënë, shumë shpesh i përmëndi

 

Bullgari i preu, askush nuk shpëtoi

Kaluan njëqind vjet, kush  nuk i kujtoi

Sot njëqind vjetori i histories së shkuar

Tragjedi e hidhur,   nuk duhet harruar.

Hazhi Hamza Zariqi, plaku i Bajicës

Komuna- Gllogovc, zemra e Drenicës

Në  bisedë e sipër, ai  më pat thënë

Në Kërçovë na mbtën, ata  burrat tone…

 

 Dhe  axha Adem,  nga fshati Damanek

Gjyshi i tij n-Kërçovë, i kishte pas mbet

Dhe shumë burra tjerë, të atijë vatani

Të Demir Krasniqit,këngëtar  nga Gjilani.

 

Unë, pra  historiani, që jam nga Kërçova

Atë  çka më tha nëna, juve ua tregova

Në  këtë  përvjetor, dhurata më e  mirë

Për të gjithë  kosovarët,  n’Kosovën e lire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat