U promovua Monografia që kontribuon pasurimin e literaturës dhe të mendimeve gjuhësorw

Kultura

U promovua Monografia që kontribuon pasurimin e literaturës dhe të mendimeve gjuhësorw

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 10:37
Pamje nga salla e objektit të Akademisë të Studimeve Albanologjike në Tirane

Në lokalet e Akademisë të Studimeve  Albanologjike në Tiranë  në pranin e shkrimtareve,  gjuhëtareve të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe dashamireve të shumtë të fjalës së shkruar nga Fushë Kosova, Prishtina, Tirana  u be përurimi i librit të akademikes, profesoreshës, asistentes  për lëndën e gramatikës historike të gjuhës shqipe prof. dr. së  ndjerë Hava Shala Qyqalla nga Fushë Kosova me titullin "Sistemi foljor i shqipes në veprën e Pjeter Bogdanit" për të cilën  duhet ve në dukje së ky libër po botohet pas vdekjes së saj e cila u prit dhe zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm nga studiuesit e gramatikës historike në Shqipe, në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Në fjalën e saj prof. dr. Anila Omar duke folur para të pranishmeve  në mes tjerash tha:” Studimet gramatikore të fazave më të vjetra të gjuhës shqipes, me gjithë përparimet që janë bërë vitet e fundit, kanë ende rrugë për të bërë me shumë në mënyrë që të kemi një përshkrim të plotë të sistemit gramatikor të shqipes së shekujve XVII-XVIII - duke u mbështetur në tekstet e vjetra të gjuhës  shqipe. Deri tani, përveç tipareve të veçanta gramatikore të dhëna në gramatikat historike të shqipes, kemi pak punime monografike të botuara për pjesë të veçanta të sistemit gramatikor të shqipes së vjetër, siç është sistemi foljor i gjuhës së Buzukut dhe tani së fundi punimi i gjerë për foljet e shqipes së vjetër. Për pjesë të veçanta të ligjëratës kemi punime si ai i  germës “E”. Lafes për lidhëzat te Buzuku ose ai i  “M”. Karagjozit për parafjalët të Buzuku. Autorja Qyqalla me përvojë nga studimet gramatikore të teksteve të vjetra  nga historia e gjuhës shqipe dhe në mësimdhënien nga këto fusha studimi ka arritur me sukses të përballoi  një tematike të tillë që në vete përmban vështirësi të ndjeshme. Ajo bë veprimtarin e saj  është mbështetur në arritjet e studimeve të gramatikës historike të shqipes deri në vitin 2009, kur edhe i  ka  përfunduar punimi, rezultatet e të cilave i ka pasqyruar në vepren e saj.                                                        

Gramatika e prof.  Hava Qyqallës mbush një zbrazëti në fushën e gramatikës të gjuhës shqipes

Studimi i kësaj vepre është e karakterit sinkronik, e cila në vete  shqyrton sistemin foljor të një teksti të caktuar të një periudhë kohore të caktuar të shekullit  XVII. Por ai nuk lë mënjanë në raste të veçanta edhe aspektin historik, në kuptimin që të dhënat sinkronike përshkruese të sistemit foljor të gjuhës së Bogdanit e cila krahasohen me të dhënat e morfologjisë historike, por edhe me fakte dialektore. Këto ndërhyrje  plotësuese vetëm ia shtojnë vlerat këtij librit të promovuar. Autorja e këtij libri ka bërë një punë të madhe të vëllimshme e të imtë me tekstin e veprës në shqyrtim, duke vjelë në mënyrë sa më të plotë sistemin foljor të gjuhës së tekstit, duke pasur parasysh që nuk ka përdorur mjete kompjuterike, të cilat do t’ia lehtësonin shumë punën, por ka bërë vjelje manuale në tekstin e shtypur. Puna vjelëse shoqërohet me punën klasifikuese të materialit sipas mënyrave foljore, kohëve,  si edhe sipas funksioneve të tyre. Punimi është i strukturuar mirë. Ai përmban pesë kapituj, që vijnë pas një hyrjeje që përmban disa fjalë për jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, studimet e deritanishme për këto çështje, qëllimin dhe objektin e studimit. Kapitulli i parë, i kushtohet sistemit foljor sintetik në aspektin morfologjik, ku zë vendin më të gjerë në punim dhe analizon kohët sintetike e tashmja, e pakryera dhe e kryera e thjeshtë të mënyrave foljore dëftore, lidhore, dëshirore, habitore dhe urdhërore, në të dy diatezat, veprore dhe jo veprore të  gjashtë zgjedhimeve. Për format foljore që nuk dalin në tekst, bëhet rindërtimi i tyre edhe në bazë të krahasimeve me tekstet e tjera të vjetra shqipe, sidomos me “Mesharin” e Buzukut.  Kapitulli i dytë analizon kohët e përbëra analitike, si të kryera.  Në këtë kapitull një paragraf i është kushtuar edhe formimit të foljeve te Bogdanit. Në kapitullin e tretë përshkruhen funksionet e formave foljore të tekstit të Bogdanit. Aty jepen kuptimet e kohëve të foljeve sipas përdorimit në tekstin të Bogdanit, shoqëruar me shembuj ilustrues të mjaftueshëm. Kapitulli i katërt përshkruan foljet gjysmëndihmëse modale dhe strukturat sintaksore – funksionale ku përdoren ato, si dhe funksionet e formave të pashtjelluara të foljeve, pjesorja, paskajorja dhe përcjellorja. Një risi e këtij studimi është dhe vështrimi i sistemit foljor të gjuhës së Bogdanit në aspektin e gjuhësisë së tekstit.                                                                     

Risi e këtij studimi është vështrimi i sistemit foljor të gjuhës së Bogdanit në aspektin e gjuhësisë

Punimet e veprës përmbajnë  edhe përfundimet e detajuara që përmbledhin tërë  studimin në pikat kryesore të tij, si  dhe bibliografinë e shfrytëzuar dhe indeksin e emrave. Gjatë shtjellimit të punimit dhe analizës së formave foljore të Bogdanit dalin në pah tipare të veçanta të sistemit foljor në shqipen e shekullit XVII, disa prej të cilave kanë të bëjnë me shkallën e zhvillimit gjuhësor të asaj periudhe, e disa të tjera me karakteristika dialektore të gegërishtes verilindore, përfaqësuese e së cilës është gjuha e Bogdanit apo të gegërishtes veriperëndimore, me të cilën Bogdani përshtati të folmen e tij krahinore. Me interes është analiza e funksioneve të formave foljore në tekstin e Bogdanit, ku vihet re se funksionet e tyre të cilat janë të plota  në gjuhën e shqipen së sotme. Po ashtu autorja nuk ka hasur në përdorimin e aoristit me referim në të ardhmen si dhe në përdorim të aoristit me përdorim në të kryerën. Një përdorim që ndeshet te Bogdani është paskajorja e pavarur, sidomos ajo me kuptim urdhëror, si dhe paskajorja me funksion kushtor. Përfundimet kryesore që dalin nga punimi janë këto: së pari, format foljore të Bogdanit në të shumtën e tyre janë të përbashkëta me ato të mbarë shqipes, së dyti, format foljore të gjuhës së Bogdanit kanë shumë përbashkësi me ato të autorëve të tjerë të vjetër, dhe së treti, ato kanë edhe veçori karakteristike të së folmes amtare të Bogdanit, gegërishtes verilindore. Monografia e Hava Qyqalles përbën një kontribut të vlefshëm në studimin e gjuhës shqipe të shekullit XVII, në një rrafsh të rëndësishëm të strukturës së saj gramatikore, siç është sistemi foljor. Autorja  në librin e saj ka dhënë një pasqyrë të saktë të sistemit foljor në tekstin e Bogdanit, duke përshkruar dhe analizuar format foljore dhe funksionet e tyre. Libri i saj i cili u promovua  është shkruar me një gjuhë të qartë e të rrjedhshme, në nivel të mirë shkencor e terminologji  e përshtatshme për çdo lexues dhe studiua të gjuhës shqipe. Në këtë promovim për librin dhe autoren folën prof.dr. Sedat Ku?i, prof.dr. Valter Memushaj, prof. Gani Pllana e të tjerë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat