Kosova me Vlashent Satën prezanton muzikën shqipe në New York

Kultura

Kosova me Vlashent Satën prezanton muzikën shqipe në New York

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 11:26
Vlashent Sata

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York ka zgjedhur kantautorin shqiptar Vlashent Sata për koncertin sezonal që organizon.

Është ftuar si ambasador i kulturës shqiptare. Me këtë rast në sallën e qendrës kulturore “Scandinavian House” do të mblidhen diplomatë nga Kombet e Bashkuara, personalitete që kanë mbështetur çështjen e Kosovës që nga fillimi, e po ashtu edhe artistë të ndryshëm shqiptarë.

Sata, i cili vitin e kaluar nxori albumin e tij debutues “Hana”, në mbrëmjen e 21 dhjetorit do të ngjitet në skenë për të kënduar disa prej hiteve të tij, por njëkohësisht edhe këngë të vjetra shqipe me aranzhime në jazz, si dhe këngë arbëreshe. “Djemtë e balonave”, “Babë”, “Hana”, “Ëmbël” do të jenë vetëm disa prej këngëve që ai do të këndojë, nën përcjelljen e Lisa Hoppe në kontrabas, jazz-kitaristit Olli Hirvonen, saksofonistit Brian Krock dhe bateristtit Matt Honor.

“Kjo është iniciativë e Konsullatës së Kosovës në New York, zotëri Ylber Kryeziut dhe fotografit Fadil Berisha, që është një institucion i promovimit të vlerave shqiptare nëpër botë këto vite. Ai është ndoshta njeriu i cili ka promovuar më së shumti shqiptarë nëpër botë, sidomos në Amerikë”, ka thënë Sata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat