Zemrën në Krythë e trupin në Prishtinë

Kultura

Zemrën në Krythë e trupin në Prishtinë

Nga: Neki Lulaj Më: 17 janar 2018 Në ora: 08:40
Basri Çapriqi

Endërr e keqe

mbi krahët e turbullt të Prroskës së Krythës në Ulqin

Një lot i kristaltë

 mbi kurrizin e reve në Prishtinë

Ike pa ofshamë poeti

E lumturoi shpirt i urtë qiellin në kaltrim

Dje ecje qetë nëpër prush

Drejtë syve te diellit për besarë ta pati zilinë

 

E vargu i ngujuar

 të hajkojë mes bjegëzave e dregëzave të murit

U pikëllua

vargu dhe shpirti im e pushtoi një ngashërimë

E ju

 mes vargut  gjithmonë do shkëlqeni si flamuri

Kurrë

s´do te dukeni i pikëlluar as borxhli ndaj fjalës së mirë.

 

3

Jeta juaj

do të jetë e gjatë nen qiellin plot kaltërsi

Sa një gur

 Krythe sa një Kështjellë ku hyjmë si ushtarë

Dashuria

 Ndërton  dy çerdhe pikëllim e pengu i mbetur në përjetësi.

 

Ti ishe

 Foleja e vargu plot jetë në syrin margaritar.

Si diell i heshtur

Njërin sy do e kesh në Krythë e tjetrin në Prishtinë

Sa pikëllimë

të trishtë kanë degët e ullirit dhe lulet në mal

Ne Kalanë e Ulqinit

jeta ecën e trishtuar me këmbën  e çalë.

 

Ç´janë këto tallaze deti

Ulqini dhe Prishtina sot pa ju u varfëruan

E ju

Një tringëllimë për brezat që tokën e kanë rinuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat