Unë nuk dua të jesh më shoku im...

Kultura

Unë nuk dua të jesh më shoku im...

Nga: Kristina Demiri Dojçe Më: 20 janar 2018 Në ora: 10:35
Ilustrim

Një grua që dashuron, i adhuron madje edhe veset, madje edhe poshtëristë e njeriut të cilin e dashuron. As ai vetë nuk do t’i gjente dot ato justifikime që gjen ajo për poshtërsitë e tij. Kjo do të thotë shpirtmadhësi, është pikërisht ajo, që e merr në qafë femrën.

| Fëdor Dostoevskij |

Atë ditë lexova në gazetë një kronikë ku thuhej se në Doganen e Kapshtices ishte kapur një sasi e madhe droge dhe disa persona që e dispononin, por aludohej se kapoja i kësaj kupole shëtiste i lirë,Jepeshin vetem inicialet A.H.

Unë e dija se ky kapo ishe ti. E dija se kishe kohë që i kishe hyrë detit në këmbë, por varka që ta hodhi dikush, për 'ti shërbyer dikujt në kupolë'', të nxorri në bregun tjetër pa u lagur. 

Disa ditë më vonë pati një përplasje me armë grupesh rivale në tregtinë e miellit të bardhë, ku mbetën të vrarë dy persona me precedentë kriminalë dhe rishtas shtypi aludoi për emrin tënd.A.H

Atë natë, në ekranin e njërit nga rrjetet televizive më të forta, doli një nënë që me lot në sy, të mallkonte me emër e mbiemër, duke të quajtur vrasës të të birit në një histori kriminale me drogë e trafiqe, që janë zejet e tua të preferuara.

Çuditërisht, pas dy ditësh, më bie telefoni Ishe ti.

Nuk e di se ku e kishe gjetur numrin tim dhe se çfarë nguti brenda teje të shtyu të bëhesh i gjallë, 

Jam ne Selenik, me ka marre malli te pime nje kafe, për ato kafet tona të dikurshme, Të pres nesër në orën 17, tek Paralia, ''Lefko Pirgo''.

Të them të drejtën, mbeta e befasuar. Kishte rreth dhjetë vjet që nuk ishim parë, dëgjoja për ty vetëm herë herë nga një histori, që më bënte të skuqesha që dikur kishim qenë shokë. Kaq. Dhe tani, befas kjo ftesa jote e paparitur…

Dhe aq më tepër, kjo ftesë vinte disa ditë pas asaj zhurme që pati bërë emri yt në kolonat e gazetave dhe titrat e ekraneve televizive. Kuptohet, nuk ishte zhurmë e mirë (nëse mund të flasim për të tilla), por një zhurmë që ende më oshëtinte në vesh me piskamën e asaj plakës së mjerë, që lotonte në ekran për fatin e zi të të birit!

Isha krejt e turbullt, por vendosa të shkoja në takim. Fundja njerëz jemi, njihet edhe pendimi, edhe rrëfimi tek një shok I vjetër…

Ku ta dish, mendova, ndoshta është lodhur nga ato bëma të këqija dhe kërkon dikë që t’I rrëfehet, për tu çliruar nga pengjet e vetes!

Kush je ti, iu drejtova me ton të egër vetes sime, kush je që të të rrëfehen mëkatarët! Por një zë tjetër më thoshte se unë nuk humbisja asgjë, se të paktën për atë kohë që kemi qëndruar bashkë, ,, ne miqesine e dashurine, e dikurshme, duke pjesëtuar gjitheshka bashke, duhet të shkoja në takim, për të respektuar të kaluarën time dhe të tij… 

Dhe kështu mes dyshimesh e hamendësimesh, me copëra kujtimesh që herë më përmallonin e herë më bënin agresive, për shkak të peshës së ngjarjeve të mëvonshme, bëra si bëra dhe erdha në takimin tënd. Erdha pesë minuta para kohe,si vija gjithemone ne kohen e kaluar ........
...
. Ruajta rastin dhe me shpetësi zura një tavolinë aty nga mesi, tek bar kafja qe eshte aty prane ku sapo u ngrit një çift të rinjsh, duke lënë pas zhaurimën e gazmendit të tyre.

U ula, hoqa xhupin dhe e vara në kremastar dhe qëndrova e përhumbur në mendime në pritje të kamerierit.

Dhe ti erdhe. Erdhe i shpenguar, me hapa të rëmbyer, me atë buzëqeshjen tënde të stamposur, si të marrë hua nga ato revistat e shumta të modës, me të cilat me sa duket kërkoje të ishe trendi dhe në qendër të vëmendjes.

Fundja ç’të keqe ka?-pyeta veten, ashtu e pezmatuar nga mosndjeshmëria ime, nga mungesa e xhentilesës sime për t’i përkëdhelur gjërat, pa iu vënë emrin e tyre të vërtetë?!

Nuk pata kohë për filozifime të tilla, se ti, ashtu praktik nga natyra siç je, rende drejt meje krahëhapur. M’u hodhe në qafë dhe duart e tua të buta, pak të djersitura, sepse më krijuan një ndjesi faj. Sikur edhe unë isha fajtore për ato që qarkullonin në eterin e kohës së ngarkuar rreth bëmave të tua.
-Më kishte marrë malli shumë, -më fole duke më vështruar në sy.

Sytë e tu ishin të butë, të shpërqëndruar, sikur loznin me imazhe të munguara. Desha të të thosha se nuk më kishe hiç në listë, se kushedi për çfarë “halli më ke kërkuar”, por heshta. Unë jam e sjellshëm, edhe kur kam të bëj me njerëz si puna jote.

Aty, nën hurbat e rrufitjes së kafesë, më fole për kohën tonë, kur ne benim shoqeri e mbase dicka me shume, kur ishim te varfer e kur gjitheshka e ndanim bashke,edhe ate cope buke misri edhe ndonje qindarke, per te pire nje kafe, per te ecur nje cope rruge bashke kur ktheheshim nga shkolla .
Une pata endrra, qe m'i preve ne mes ti.

Në cepat e syve të tu pashë lot.

Kaq aktor të jetë ky njeri?!-mendova.

Mos vallë është penduar dhe kërkon të rikuperojë të tashmen e përbaltur?!

Bëra një përpjekje mbinjerëzore që të besoja se kjo kishte ndodhur brenda teje. Se qe zgjuar ai shpirti yt i ndjeshëm, ajo varfëri e pjesëtuar dhimbshëm në shoqërinë dhe kohën tonë, rekujem i trishtë që mbase ta kishte zbutur shpirtin.

Por lotët e asaj nënës më qenë fiksuar dhe nuk më linin të besoja se kjo kishte ndodhur me ty.

Ndërsa ti flisje e flisje pa pushim, duke treguar fragmente nga jeta jonë e dikurshme, nga ajo shoqëri e ngrohtë, të cilën koha e kishte bërë më të qartertë, unë rrëmoja në të sotmen tënde. 

Më dilnin para syshë titujt e gazetave dhe titrat e ekraneve, që përbaltin emrin tënd, e ku fjalët “tutor”, “trafikant”, përfaqësues i lartë i botës së krimit” ishin ndër më të dallueshmet.

Çfarë kishte ndodhur me ty?

Pse më kishe thirrur?!

Mos vallë thjeshtë për të kujtuar të kaluarën tonë, atë kohë të pjesëtuar me dhimbjen, trishtimin, mungesën, po ku prania e shpirtit, prania e çiltërisë së moshës, e kthente çastin dhe të ndodhurën e këtij çasti në një rubin të çmuar!?

-Qenke shumë mirë, -më fole me zërin e shtruar. –Ke pamjen e dikujt që është njëzet vjet më e re.

-Nuk e kam vrarë shumë mendjen. Kam jetuar siç më ka ardhur. Kam mbajtur dhe dietë!-ironizova unë.

-Eh, dieta! Ëndërr e çdo moshatari! Po kush e mban! Do kushte ta mbash, por lum si ti!

Në një çast, sytë e tu u bënë të vëmendshëm, zhbirues dhe ndjellës. Diçka u trazua dhe u thye sakaq brenda tyre.

-Kam lexuar poezitë dhe librat e tu. Më kanë pëlqyer.

-Ku i ke gjetur?-të pyeta.

-. Kush kërkon, gjen.

Heshtje. Vetëm tymi i cigares së tij vibronte në ajrin e ndotur nga tallavia e të pranishmëve. Ishe i vetmi që kishe ndezur cigaren në lokal dhe këtë lëshim kamarieri e bëri me kënaqësi për ty.

-Dua të bësh diçka për mua. Ti ke penë të hollë. Dua të shkruash një roman. Unë do të jem në rolin e protagonistit. Një njeri që lufton me ndotjen dhe llumin e shoqërisë, pranon të jetë mes llumit, që tek të tjerët, tek ata që e rrethojnë jashtë këtij rrethi ndotjeje, të çoj një mesazh shprese dhe dashurie.

-Si të duket?

-Interesant,-fola.-Shumë interesant.

-Bëje, ti je shoqja ime. Ne kemi ndarë bashkë çaste të dhimbshme dhe të bukura njëherësh. Bëje dhe do të të paguaj sa do të mund të merrje pagë shteti në dhjetë vite. Që tani po të japë një paradhënie…

Dhe nxorre nga kuleta një shuk parash, që me sa e vura re me sy qenë të paktën nja dy mijë euro. I le në tavolinë dhe më hodhe një vështrim kuptimplotë.

-Merri, -më the. –Nise me të kaluarën tonë. Pastaj për të sotmen, do të të furnizojë me “materiale’ bruto unë. Merri, të lutem!

-Prit,-ta ktheva.-unë kam shumë nevojë për para. Jetoj me punë të ndershme dhe mezi shtyj mujain. Por këto para nuk do t’i marr.

-Pse jo?!

-Sytë e tu tani morën një vështrim të ngrirë, ku trazoheshin nuanca pritje, refuzimi e kërcënimi…

-Ti nuk je më shoku im. Unë nuk dua që ti të jesh më shoku im. Nëse do të më duhet të shkruaj diçka për ty, di unë si e shkruaj e jo siç të intereson ty.

-Si e shkruan?!

Klithe ti me një ton që tanimë nuk mund ta fshihte vrazhdësinë.

-Do të shkruaj për dikë që harroi të kaluarën dhe e ngriti lumturinë e tij të përkohshme, paranë dhe pasurinë e shumtë, mbi dhimbjet që iu ka shkaktuar të tjerëve.

-Mos më bëj moral, ne jemi shokë, apo harove qe.....…

-Ti nuk je shoku im! Nuk dua të jesh më shoku im! Nuk më lënë lotët e asaj nënës që ia shkretove vatrën!...

Nuk me lene as lotet e mi, qe me shkaktove atehere e nuk te njoha mirë.

U ngrita para teje, Kalova tek banaku ku pagova paratë e kafeve dhe i fola kamarierit të habitur nga vrulli i ikjes sime:

-Çoi atij zotërisë me të cilin isha ulur dhe një kafe tjetër. Një kafe shqeto, pa sheqer. Le ta pijë për vdekjen e shoqërisë sonë…

Dhe ika me hapa të shpejtë, duke lënë pas ajrin e ndotur të kesaj lloj shoqerie, 

Une nuk dua te te shoh me kurre, ti nuk je shoku im.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat