Dashuria e ofllagisë

Kultura

Dashuria e ofllagisë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:05
Sulejman Mehazi

Në moshën e fëmijërisë, e mbajmë mend si sot, gjëja më kryesore jo vetëm për nënën time, por edhe për familjaret e të gjitha shtëpiave ishte ofllagia. Ofllagia ishte pjesë përbërëse dhe e patjetërsueshme e grave shqiptare. Sidomos për fëmijët e vegjël ishte gëzimi madh,  gjallërim e frymëmarrje shijesh, oreksesh të shijshme ushqyese, ishte vet shëndeti fëmijëror. Pa te  ishte e pa mundur të jetohej. Ishte gjëja më e vlefshme e familjeve shqiptare. Ofllagia e kishte kuptimin e jetës së rehatshme familjare, siguri shëndetësore psiko-fizike, e pasurimeve dhe begative e traditave  tona fisnore. Ofllagia ishte simbol orendie,  fisnike-shtëpiake, rregull jetese, fiset familjare mateshin me përdorimin e ofllagisë. Shpesh herë kur bisedohej për ndonjë vajzë apo nuse, nëna ime thoshte: "Është shumë e mirë, është e ofllagisë, e dashuruar në ofllagi". Fejesat e martesat e atëhershme krahasoheshin me ofllaginë, që e ka kuptimin e punës, edukatës, pastërtisë e begatisë bashkëshortore e familjare. Nëna ime: beqareshat, nuset, gratë i peshonte me anë të ofllagisë. Ato gra që e kishin qejf e dinin ta përdornin ofllaginë i llogariste të mira, të zoja, punëtore e të begatshme për fëmijët e shtëpinë, kurse ato gra që iknin nga ofllagia i kapte si të poshtërra e të këqia për burrë, fëmijë e shtëpi.

O shpirti i nënës sime sa bukur e me mjeshtri e përdorte ofllaginë duke e rrotulluar miellin e ftalluar vëngër mbi polarenë për të na bërë petë, kollpite, bukë, simita petulla, gurabie etj. Po sa nervozohej  ime mëjë kur unë me motrën e vogël nga lakmia afroheshim te zjarri i mutfakut ku ajo i piqte petullat, kollpitet apo mantien, sapo i nxirrte nga zjarri ende pa mos i vënë  në tepsi, ne ia kapnim ashtu të nxehta i hanim me lezet e kënaqësi.

(Kaq, vazhdojmë tregimin nesër, sonte vonë ?shtë, ora 4 e 9 min. e mëngjesit)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat