“Kujtimet e mëhalles së vjeter”, ”pas gjurmeve” dhe ne, dy binjaket…

Kultura

“Kujtimet e mëhalles së vjeter”, ”pas gjurmeve” dhe ne, dy binjaket…

Nga: Skifter Këlliçi Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:35
“Kujtimet e mëhalles së vjeter”, ”pas gjurmeve” dhe ne, dy binjaket…

Deri në moshën 29-vjeçare, në tetor  të vitit 1967,  nuk më kishte shkuar kurrë ndrmend se një ditë unë do të shkruaja krijime për  fëmijë. Ishte ende në shtyp vellimi im i parë me tregimi sportive “Një ndodhi në stadium” dhe po shkruaja disa tregime të tjera,  po me temë sportive, për një vëllim të dytë. Dhe ja ato ditë të bukura vjeshte nisa të shkruaja novelën ”Kujtimet e mëhhallës së vjetër’”me përsonazhe kryesorë dy vëllezër binjakë, të cilët ishin pak a shumë  të ngjashëm me mua  dhe vëllanë tim  binjak, Luanin, vepër e cila   më 1970 do të pasohej nga romani përsëri për fëmijë “Pas gjurëve’” me protagonistë  përëri ne të dy binjakët.

Dhe ç’është më e habitshmja këto dy vepra, të më falin lexuesit për mungesën e modestisë,  u bënë më pas nga më të  njohurat e letërsisë për fëmijë, madje “Pas gjurmëve”, me skenarin tim u bë dhe film nga regjisorja legjendare, Xhanfise Keko.

Kjo ndodhte me mua në kohën  kur mbeska ime më kërkonte t’i tregoja përralla  dhe unë, ngaqë nuk dija këpusja ca mufka të cilave,  kur ajo të nesërmen më kërkonte t’ia tregoja sërishmi,  u këpusja ca  mufka të tjera që e bënin  mbeskën të gajasej së qeshuri.

Po si ndodhi pra që befas unë unë  u bëra shkrimtar për fëmjë, pikërsiht me dy veprat e mësipërme?

Shkak u bë krejt rastësisht Kadareja. Një të shtunë pas dite kur po ktheheshim me autobus nga Berati ku, në valën e frymës revolucionare  “ Të punojmë dhe jetojmë aty ku ka nevojë atdheu”, kishim   dy vjet që punonim, unë arsimtar dhe Kadareja korresondent i “Dritës, ai më tregoi se kishte shkruar një novelë, më titull “Qyteti i jugut”, gërshetuar  me motive nga vitet e para të jetës në vendlindjen e tij, në Gjirokastër.
Mbeta tërësisht i mahnitur, kur pas disa ditësh e lexova në faqet e revistës ”Nëntori’. Dhe, menjëhë më lindi ideja që edhe unë, i mbështetur në kujtimet e viteve të fëmjërisë në lagjen “Kodra e kuqe” në Tiranë, ku vazhdoja të banoja, të shkruaja një vepër letrare. Dhe personazhe kryesore do të ishja unë dhë binjaku  im, Luani.

Sigurisht mëhalla ku kisha lindur dhe rritur unë nëTiranë nuk kishte dekorin magjepsës të Gjirokastrës së gurtë, që kishte si stoli  kalanë madhshtore. Por, në rrugicat e saj të ngushta  kishte dhe sheshe  ku ne,  kalamajtë luanim futboll me topa lecke, lojë që e njoha kur ende nuk kisha mbushur ende pesë vjeç.

Të përbashkët me “Qytetin e jugut”  ne dy binjakët  kishim pushtuesin…Të mos zgjatem, nën ndikimin e kësaj novele të mahnitshme , që u bë bazë e romanit edhe më të mahnitshëm “Kronikë në gur”, me  famë botërore, brenda disa javësh shkrova plot 120 faqe. I daktilografova dhe në dhjetor të vitit 1967 ia dorëzova Dhimitër Fullanit, aso kohe shefi redaksisë së prozës në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, të cilin e kisha edhe  mik.

 Kur e takova pass dy javësh, më tha së novela i kishte pëlqyer, por ia kishte dhënë  Dhurata Xoxes, shefe e redaksisë së leërsisë për fëmjë. I shjegova se kisha bërë edhe unë diçka të ngjashme me atë që kishte bërë  Kadareja në tregimin “Qyteti i jugut”. Buzëqeshi  dhe më tha se ajoi shte tjetër gjë, ndonëse kishte si përsonazh një fëmijë, siç ishim dhe ne dy binjakët.

 Edhë tani më vjen turp kur sjell ndërmend që nuk kisha  kuptuar thelbin filozofik që përcillte Kadareja në  vështrimin e botës me sytë  e një fëmije…

  Sidoqoftë u gëzova, kur Dhurata , e shoqja e shkrimtarit tonë të madh, Jakov Xoxa,  më tha se kiaha shkruar një vepër të këndshme për femijë. Jo vetëm kaq, por disa episode në bodrumet e shtëpisë së gjyshit tonë, ku unë me vëllain tim, Luanin, pjesëtarë të tjerë të famljes, mëhallelinj të tjerë strehoheshim  gjatë dy javëve të luftës për çlirimin e Tirnës nëntetor nëtor të vitit 1944,  i kishte përjetuar edhe ajo në bodrumet e shtëpisë së saj,  me fqinj të tjerë.

 Kisha përshkruar në novelë ngjarje dhe biseda dramatike, por edhe për të qeshur siç  ndodh në netë të gjata. Me Luanini ishim mburrur se si ia kishim  hedhur një pjesëtari të bandave të Xhafer Devës që në verë të vitit1944 kishin bërë bastisje në shtëpinë tonë,  kur ai ishte ulur pranë një tryeze poshtë së cilës prindërit tanë kishin fshehur një thes të madh me miell  për partizanët, që vazhdonin të luftoninn në një rrugë jo shumë larg shtëpisë sonë. Dhe kjo kishte ndodhur sepse  ne,  binjakët ia kishim marrë mëndjen me qyfyret që  i kishim treguar.

 Novela u botua në pverë të vitit 1968 dhe u pëlqye nga lexyesit e vegjël. Më pas më përgëzuan edhe shkrimtarë të njohur për fëmijë, ndër të cilët mjeshtërit e mëdhenj Odhise Grillo, Gaqo Bushaka  dhe Naum Prifti.

 Por një grimë nëna mbeti  si e topitur dhe më pyeti  se përsë ne dy binjakëve  nuk u kisha vënë emrat tonë te vërtetë, Skifter dhe Luan. Por, ngaqë lexonte shumë letërsi artistike , e kutpoi shpejt se unë nuk kisha shkruar kujtime, por një vepër letrare, mbështetur në to.

   Pandeha se nuk do të merresha më me ndonjë vepër tjetër për fëmijë. Por, kur kujtova se Kadareja kishte bërë traditë që ndonjë ose disa personazhe i trajtonte  nga një vepër në tjetrën, befas më lindi  një mendim: “Po sikur edhe të dy binjakët e novelës “kujtimet…”,,pra shëmbëllimin tim dhe të Luanit, t’i tratoja në një vepër tjetër pas Luftës së Dytë Botërore.?

 Në të vërtetë  kujtimeve të të tjera me çapkënllëe u  shtoheshin me ëndrrat e mia për t’u bërë shkrimtar dhe të  Luanit për t’u bërë sportist. Kishte dhe diçka më të veçantë:  Në një rrugicë të mëhallës ishte kapur dhe kallur në burg dikush që kishte fshehur një thesar, që na bëhej se ishte si ato thesaret  e Baba Qemos….

Takova  në ditë në Lidhjen e Shkrimtarërev Kadarenë dhe kallëzova  se ç’kisha ndërmend të shkruja. E pëlqeu këtë ide. Dhe kësisoj,  në verë të vitit  më 1969 iu vura punës për të shkruar romanin   “Pas gjurmëve” ku protagonistë do të ishin  përsëri dy vëllezër binjakë pra, shëmbëlltyra ime   dhe e Luanit…

Duhet të shtoj se Luani ishtëe më i shkathët dhe se   më mposhtte  në të gjitha lojërat që zhvillonim, mundje, boks, skermë, tenis, pingpong…ku vite më pas ai do të shquhej si kampion,  gjë që mua, sa ishim të vegjël,  më nxehte shumë ndonëse gëzohesha  dhe krenohesha për sukseset e tij.

  Episode të tilla  fëmijërore  mplekseshin në roman  me një ngjarje aventurore. Gjurmimi  i dy binjakëve  me shokë ndaj një kinse të moshuari  që vjen në mëhallën ku banojnë fëmijët, për të hedhur me një bashkëpunëtor tjetër në erë centralin elektrik  të qytetit, përshkonte siifill ngjarjet të tjera të romanit, që u botua  më 1972  dhe si “Kujtimet e mëhallës së vjetër” u prit prësëri me ngrohtësi nga fëmijët, aq sa  Gaqo Bushaka, atëherë kryeredaktori i revistës “Pionieri”, e botoi në faqet e saj.

   Dhe ja një ngjarje e rallë për mua. Regjisorja e madhe, Xhanfise Keko, kishte lexuar skenarin “Pas gjurmëve” që kisha shkruar mbi motivet e romanit tim me të njejtin titull, I cili  kishte fituar  çmim në një konkurs të shpallur nga Kinstudioja “Shqipëria e Re”  dhe i kishte pëlqyer shumë linja e dy vëllezërve binjakë. Sipas saj ata  të dy ishin të ngjashëm më Cukun dhe Gegun, heronj të një  romani për fëmjë të shkrimtarit të njohur sovjetik Arkadi Gaidar, edhe me  Tom Sojerin dhe Hekëlberi Finin të romaneve  të Mark Tuenit të famshëm amerikan, por me tipare shqiptare.

 Kështu më 1979 ajo realizoi këtë film që   tërhoqi shumë fëmijët tanë. Mbi të gjitha, edhe nënës sime iu bë qjefi, sepse në film  njeri përsonazh quhej Luan, si vëllai im, dhe  tjetri, Skënder,  i përafërt me emrim tim.

Por më pas ndodhi diçka dramatiko-humoristike. Lajmi se ky film, kishte fituar çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë në Xhifoni, (Itali), nuk u botua as në gazeta dhe nuk u dha as në RTVSH. Arsyeja ishte e habitshme, sepse ky çmim u jepkësha  nga…presidenti I Republikës italiane. Dhe të mendosh se atëherë ky ishte Pertini, antifashist I shquar gjatë Luftëss ë dytë Boteërore dhe  një nga figurat më populore në Itali.

Vetëm në janar të vitit 1980, kur “Pas gjurmëve” do të shfaqej në ekranin e TVSH-së, nga Kupola e Kuqe u dha urdhëri që të jepej  njoftimi se ky film kishte fituar “çmim special’, por u hoq fraza ”…nga presidenti i Rupublikës italiane”.    

 Në të njejtën kohë Ministria e Arsimit përfshiu novelën “Kujtimet e meëhallës së vjetër” në programet e klasës së 6-të të shkollave tetëvjeçare.

Edhe sot ka raste kur më takojnë të njohur dhe të panjhur që kujtojnë dy veprat e mësipërme dhe flmin”Pas gjurnëve” dhe më pyesin nëse vërtet unë dhe Luani jemi shëmbëlltyra e atyre  binjakëve çamarokë , të mbushur me ëndrra të çiltëra fëmijërore.

 Këto ditë unë dhe vëllai im, Luani, mbushëm plot 80 vjetë. Dhë i përmbushëm ato ëndrra. Unë nuk arrita të bëhesha  dot sportist i mirë, por zgjodha rrugën e gazetarit sportiv dhe  të shkrimtarit. Luani vazhdoi traditën e tij në sport. U bë mjeshtër në tenis, pingpong, bilardo, inxhiner që dha ndihesë edhe në ndërtime sportive. Parku i madh I tenisit, ngritur pranë pallatve të Shallvares në Tiranë, është vepër e projektuar prej tij.

  Kjo i është historia e shkurtër e dy binjakëve të librave ”Kujtimet  e mëhallë së vjetër” dhe “Pas gjurmëve”, të cilat i rikujtoj me mall, në 80-vjetorin tim dhe të vëllait tim, Luanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat