Vdekja dhe lindja- mesazh i pavdekësisë ...

Kultura

Vdekja dhe lindja- mesazh i pavdekësisë ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 29 janar 2018 Në ora: 10:31
Një foto nga festivali ndërkombëtar i folklorit shqiptar në Klinë – Krasniqi si organizator i festivaleve në mesin e vogëlusheve valltare

Autori i njëzete veprave letrare Ismet Krasniqi këto ditë doli para lexuesve edhe me një  vepër ma të re letrare me titullin “Lindja e luftëtarit”- dramë në tetë pamje - i cili si profesionist  me një përvojë dyzetvjeçare dhe aktor i teatrit, filmit, organizimit të aktiviteteve kulturore në  botën shqiptare dhe diasporë dhe shume  aktivitetet të tjera. Lidhur  me këtë vepër   shkrimtari dhe publicisti Sejdi Berisha në mes tjerash – tha: “ Dramaturgjisë shqiptare  i mungojnë tekstet origjinale. Pikërisht për këtë arsye, çdo dramë, monodramë apo komedi, çdo tekst i ri është i mirëseardhur, edhe pse ndonjëherë, apo edhe shpeshherë nuk mund të lavdërohemi me cilësinë e kësaj fushe të letërsisë dhe vlerave kulturore të artit skenik. Kjo është një dëshmi  e dramaturgjisë dhe fushën në të  cilën do angazhim, sepse specifika e saj pas vetes tërheq edhe  anët më të vështira. Ngase, kërkohet aftësi, mjeshtri dhe afinitet për të thurur dialogun, për t’i dhënë shpirt secilit personazh, por edhe për t’ia ndërtuar atij karakterin që i jep jetë tematikës dhe tërësisë së dramës. Nëse tërë këtë e marrim si qasje thelbësore të një dramaturgu, atëherë tha në vazhdim të fjalës së tij Berisha, se autori i dramës “Lindja e Luftëtarit”-  Krasniqi,  është aktor profesionist me një përvojë prej dyzetë vitesh në artin skenik dhe atë  të filmimeve  televizive i cili gjithmonë  ka qenë i kujdesshëm që të gjitha këto, edhe pse në formë më të shkurtër, t’i mbarështojë për të na ofruar shtjellimin e një ngjarjeje, e cila është vetëm një fragment nga lufta që u zhvillua në Kosovë, për liri dhe për pavarësi.

Image
Ballina e librit me të ri të Krasniqit me titullin “Lindja e luftëtarit”- dramë në tetë pamje

Pothuaj se gjithnjë, motivi fillon në ambientet e fshatit, aty ku ndërlidhen dhe thuren e fillojnë pothuaj se pjesa dërmuese e ngjarjeve historike. Aty nis e rrëfimi dramaturgjik edhe i dramës nga lufta autori - Krasniqi. Ai në skenë vë plakun dhe plakën, që në fakt kanë simbolin e lashtësisë dhe të qëndresës e të trashëgimisë dhe pasardhës së historisë, që në fakt menjëherë krijon ambient dhe atmosferë të ngjarjes së tensionuar të jetës, të rrjedhës së saj, e cila preokupon dashamirët e artit skenik.
Pikërisht, për këtë arsye, ma merr mendja se të drama  me titullin “Lindja e Luftëtarit”, autori ka bërë përpjekje për të na  imponuar rrëfimin e përshpejtuar me të cilin dëshiron të na ofrojë rrjedhat e luftës dhe të asaj që nganjëherë bëhet ndodhi, si ta kishim goditur, siç është këtu fjala me martesën e Avdiut, i cili është pjesëtar i UÇK-së me Shotën dhe të cilët edhe përkundër  dëshirës së madhe për luftë, ata dashurohen dhe si fryt kanë fëmijën e tyre.

Me këto dy ngjarje, drama  merr kulmin për të rezultuar me çlirimin e vendit, e cila  nuk mund të arrihet pa sakrifica

Kjo ngjarje e shtjelluar kështu nga dramaturgu – tha Berisha në vazhdim e  ka ngritur cilësinë e rrjedhës së ngjarjes, por edhe të dialogut dhe të lojës në skenë, për të na bindur se vërtet ka përjetuar çaste të vështira nga lufta për liri e Kosovës. Janë këto rrafshe në të cilat zbret tema e luftës dhe shqetësimet e brendshme shpirtërore, të cilat nuk janë vetëm shkak i luftës dhe i tragjedisë së shkaktuar nga ajo. Në këtë formë, përmes ngjarjes më të re të luftës, na e nxit edhe provokimi për t’i kujtuar  tragjedi të tjera. Kështu, që, edhe shpërngulja gërshetohen me rrjedhën e luftës. Kështu, bisedat në qendër të fshatit na bindin për rrjedhat, por edhe për fitoren mbi armikun, e cila me të drejtë përkrahet edhe nga bota demokratike dhe e lirë. Kjo ngjarje gjithnjë ngrit efektin ambientit  për përgatitje për luftë, edhe pse kjo formë e lojës në skenë nganjëherë sikur na imponohet me dialogun e zorshëm, por gjithnjë për të përshpejtuar për ngjarjen që pason, të cilat e sforcojnë dialogun dhe lojën në skenë.

Image
Ismet krasniqi- aktor profesionist me një përvojë dyzetvjeçare në artin skenik dhe atë të filmit

 “Lindja e Luftëtarit”- dramë në tetë pamje

Duke folur rreth  botimit të këtij librit të ri shkrimtari i mirënjohur  i botes shqiptare- Prend Buzhala në mes tjerash tha se:” Ismet Krasniqi me tekstin e tij të ri letrar e quan dramë ku  shpjegimin e tij  autorial i ka edhe variantin e  skenarit filmit. Ngjarja vendoset in medias resë, e përshpejtuar, si paraqitje skenash masive të historisë sonë më të re, si këmbim skenash me idenë autoriale: vetëflijimet çlirimtare shqiptare ndodhën mu pse dhuna e lufta na janë padrejtësitë më të mëdha. e dikush duhet t’i dalë në pritë kësaj të keqeje që rrokullisej si ogur i keq në fatin tonë ekzistencial. Pas, posedimeve të  tilla i përshpejtimit dramaturgjik, i këmbimit të shpejtë të situatave si në film, ka bërë që nyansë  emocionale, sidomos  psikologjike, të lihen mënjanë, sepse qenia e brendshme e njeriut nuk është e pandryshueshme, e ngurtë, rigide, sepse kjo botë e brendshme e qenies ndryshon në mënyrë energjike, dinamike nga ndikimet e jashtme.  Prandaj, të duket sikur nëpër hapësirat dramatike të kësaj vepre lëviz e rrokulliset pandalshëm ky Gur Tragjik i fateve e fatkeqësive ekzistenciale nacionale, familjare e individuale. I ngjashëm me atë gur të tragjedive antikë, apo me fijet e baladave tragjike shqiptare, si të kënga e njohur popullore “Motra e Avdisë”.  Pra, autori e rikrijon baladën shqiptare me mjete dramatike e me sfondin e ngjarjeve nga historia jonë më e re, aty ku ndeshën ballë përballë vetëflijimi shqiptar për lirinë dhe çmenduria e tërbimi i luftës që e bën armiku.

Një krijim artistik pak më ndryshe

Edhe Dibran Fyelli- regjisor duke folur për këtë libër  në me tjerash – tha: “ Ky libër - dramë e autorit- aktorit Krasniqit  me titullin “Lindja e luftëtarit”, hasim në një stil të veçantë të krijimtarisë së tij artistike, skenike e letrare. Me këtë  autori thur një vepër artistike-skenike duke synuar deri te një shfaqje teatrore-dramë,  e cila fiton përmasa shumëdimensionale deri në arritjen artistike për skenë. Me stilin e tij të veçantë, autori qëndron më afër dramës skenike e shumë më afër skenarit të filmit  që lirshëm mund të quhet pak dramë skenike dhe pak skenar të filmi televiziv e pak skenar filmi artistik. Stil ky i cili ende është i pa praktikuar në letrat shqipe, ap6o e tëra një dramë në mes një mori dramash, një dramë me shumë të panjohura, skena të përziera me pamje të reales e me imagjinatë të pranueshme për shikuesin, lojë artistike me përjetime shpirtërore si aktore, regjisoriale i  skenës   çka shpërthen nga vetë shpirti i autorit si një vullkan, me mallin e tij për lirinë e atdheut, për veprat sublime të dëshmorëve të kombit, për të bëmat e çlirimtarëve, luftën e madhërishme të UÇK-së e deri të liria shpirtërore të një artisti i cili synon që me figurat e protagonistëve të luftës të krijojë një shfaqje artistike skenike, duke filluar që nga akti i parë i pamjes së parë e deri te akti i fundit i pamjes së tetë. Aty vihet   në pah dramatikë, përkrahjen e popullit për luftë, organizimet e  formacioneve ushtarake çlirimtare kundër pushtuesit serb, deri të paraqitja e traditave të kësaj pjese të Evropës që quhet Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat