Vjedhësit e jetës

Kultura

Vjedhësit e jetës

Nga: Bajram Sefaj Më: 29 janar 2018 Në ora: 13:45
Ilustrim

po, po, ata ...

ata janë vetë...

..hej sa shumë janë he jazëk paçin. më shumë ka në jetë, jetë-vjedhës, vjedhës të jetës, se që ka vjedhës xhepash e kuletash, në një mjedis publik, në rrugë, në shesh, në autobus a në tren udhëtarësh..., më shumë ka vjedhës jete se që ka hajdutë cikërrimash e imtësish, hera herës, edhe të pa kurrfarë vlere, sa bën një shkrepës (çibrit), sa bën një krehër i lodhur përdorimi, sa bën një copëz pasqyrë e thyer, sa bën një zhilet i ndryshkur, sa bën një brushë e përdoruar dhëmbësh, sa bëjnë një pale brekë të palara gruaje shtatzënë...,  sa bën ndonjë imtësi që e kapë vetëm dora e kleptomanit, e të zënit nga e liga sëmundje hajdutërie, nevojë e pa nevojë... e, në anën tjetër, vjedhësit e jetës, jetë-vjedhësit, nxijnë një pjesë të mirë të hemisferës...

shkurt, vjedhësit e jetës,  janë: v r a s ë s i t... merret vesh!

 ata që vrasin. ata që, vjedhin jetë, janë... kuptohet vetvetiu!    

larg baritjesh e kullosave epidemike të luftërave të zhvilluara në të kaluarën, ajo që vret dhe helmon mendjen, e çdo individi normal, është lufta e fundit në një zgjiç të folës së shqipes. Aty ku historia shkroi faqen e vetë më të galme, në faqen e vetë të zezë. vrasësit katilë dolën për lëndinë me prirjen e tyre të sëmura, u vërsulen mbi jetët e njerëzve....   

nuk hyjnë këtu në punë kujtimet, të pa harruara kurrë, mbi llogoret e getot e grumbullimit e dhomat me gaz...

 raçaku e srebrenica, janë afër, janë pranë e pranë, në hapësirë e në vëmendje, në kujtim e në dhimbje...

*

 përtej perdes së trashë e murit të lartë të harresës në qepje, fole e shqipeve shfaqet më veshjen më të bukur të saj,  të nostalgjisë lotuese që kishte; me fushat e gjera, me bjeshkët, me kullosat, me lumenjtë, me kullat, me shtëpitë e qerpiçit..., shfaqet me lumenjtë ujë kthjellët, shfaqet me visoret dhe me pasuritë e pamatura tokësore e nëntokësore, me male e pyje gjelbëroshe, gjetherënëse e gjethembajtëse, me vreshtat plotë rrush e bahçet ngarkuar, me pemë...

*

Në sfondin e horizontit imagjinues, shfaqet një megafon i madh sa dihet, i fuqishëm, me  shumë volte, ne sahatin e li kur jep kumtin: kush e do lirinë, lirimin e përnjëhershëm, në  z  b  o  r!  

me shpejtësi drite, sa çel e mbyll sytë, në oborre burgjesh, si në koshere bletësh, mbinë mizërie koka tullacësh, qafëtrashësh, si derra të majmur, të ishin, buzëtrashë, homoseksualë, narkomanë, psikopatë, turi thyer, veshë shpuar, me vath ngarkuar, me hundë e vetulla të shpuara,  bark mëdhenj, të pa larë e të pa krehur, me erë e duhmë të keqe, maskarenj, mëkatarë e kryes incestesh të ndyra, vëllai me motër, baba me bije, bir me nënë, baba me renë, e të tjera e të tjera, (deri në absurd), shumë mjekroshë..., të vizatuar e  të qëndisur tatuazhesh ndër më të ndryshmet, më fjali të shkurtra, fyese e kërcënuese për të tjerët, me kryq gjithandej, me kolona zinxhirësh të trashë më figura trishtuese, bishash të egra, dhe portretesh dhe personalitetesh të serta, “heronjsh” të ligj e të fëlliqur, faqezinj e qyqarë..., nga e kaluara e largët dhe e afërt, gjithnjë e “lavdishme” historike...

tamam asi çfarë i duheshin k a s a p i t, për marrshin e madh të vdekjes

-doni të vrisni, burra, gra, të rinj, të reja, pleq e plaka, fëmijë..., urra, urra, urra!

dëshironi të dhunoni, gjak të pini, të kallni e të masakroni, të bëni çka të doni, çka tua do shpirti, çka tua do mëndja e prishur, çka tua do qejfi i egër..., dëshironi të plaçkitni, të vidhni... edhe dukat të çndukni, ku është e ku s’është, doni të dëfreheni, valle kobi të vallëzoni...

 – duam posi,  posi nuk duam, urra, urra, urra!

sytë e përgjakur të egërsirave të burgosur, me  burgim deri të përjetshëm, për veprat penale më të rënda e më çnjerëzore të mundshme, nuk kishin më durim të përgjigjeshin, mezi pritnin të rroknin armët katile e t’i turreshin viktimës, njerëzve të pafajshëm e duarthatë, pritnin m padurim ashtu siç, me padurim, pret bisha egërsirë t’i qaset presë se gjorë, në shteg mali...

paramilitarë, ishte emri kolektiv i tyre!

larg harresës kjo!

ata e shkelën, ata..., përlloçën, ata..., dhunuan, ata..., çnjerëzuan, ata..., ligështuan, ata..., deri buzë shfarosjes e prunë..., qenien kombëtare të shqipes...

*

kallëzimi për vjedhësit e jetës, dhunshëm përfundon këtu. Duke radhitur lodhshëm, këta rreshta të zorshëm.  narratorit i kishte plasur zemra, si kokërr kripe në gacë qarri...

kështu kishin konstatuar mjekët kujdestarë të spitalit tonë, këtë e kishte justifikuar edhe obduksioni...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat