Regjisorja Kutllovci me shfaqje të re në ‘Teatrin e Tetovës’!

Kultura

Regjisorja Kutllovci me shfaqje të re në ‘Teatrin e Tetovës’!

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 17:01
Elhame Kutllovci

Elhame Kutllovci regjisore e teatrit, gjatë këtij viti do të realizojë shfaqjen "Tango" nga Sllavomir Mrozhek, në "Teatrin e Tetovës", në Tetovë.

E palodhur në profesionin e saj si regjisore këtë herë shfaqjen e radhës do ta realizojë jashtë kufijve të Kosovës.

Vitin e kaluar është hapur konkursi nga "Teatri i Tetovës" për projekte, shfaqje teatrale për vitin 2018. Në përzgjedhjen e atyre projekteve është edhe realizimi i shfaqjes "Tango" nga regjisorja Kutllovci.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës së RM-së për Programin Nacional për Kulturë të vitit 2018 në Tetovë!

Elhame Kutllovci deri tani ka realizuar këto shfaqje teatrale : "Natën e mirë, nënë", "Ushtari i dy luftërave", "Aromë Femre", "Barbara" dhe Vetmi në Perëndim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat