Bab, a për një peshqir paske punuar a?

Kultura

Bab, a për një peshqir paske punuar a?

Nga: Nikollë Kerhanaj Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:59
Nikollë Kerhanaj

Ndër bazat kryesore për ekzistimin e kombit e shtetit është edhe kultura, tradita dhe arsimi. Elemente këtom, të cilat në Zym me shekuj janë zhvilluar, kultivuar e përcjellur brez pas brezi për të formuar një traditë[ të fortë kombëtare.

Këto elemente zhvillohen bashkarisht dhe krahas apo paralel me njëra tjetrën. Sa i përket shkollimit, Zymi ka një traditë mbi 150-vjeçare. Shkollim që u zhvillua, të shumtën e herave eë  kohës  nën pushtetin e huaj, por të shumtën-shqip: të Turqisë,Romës,Austro-hungarisë e të serbosllavisë.

Në këtë rrugëtim, arsimi në Kosovë gjatë viteve 1990-1999 bëri një kthesë të madhe që shenoi historinë më të re të shkollës e dijes kombëtare duke punuar suksesshëm në vetorganizim, ndaras prej sistemit okupues serbo-sllav i cili suspendoi  sistemin shkollor në gjuhën shqipe.Me këtë, mund të themi se Arsimi është rezistenca e parë institucionale e suksesshme. Me këtë rezistencë punëtorët e arsimit, prindërit , nxënësir e populli në përgjithësi duke ngelur edhe pa të ardhura përsonnale punonin me hakikat për të vetmin ideal kombëtar e shtetror kur dihet se Serbia , nuk do të ketë më dorë mbi Kosovën.

Kuadri  arimor, nxënësit e prindërit nuk bënë luftë të armatosur kundër pushtuesit, por me punën e tyre sistematike  u përpoqën seriozisht, e mundën dhe e rrëzuan pushtetin okupues duke i hartuar e pranuar plan-programet e  organve legjitime të Kosovës sipas Konventave Ndërkombëtare. Krejtë këto, duke e dijtur se luftë nuk bëjnë nxënësit e studentët por të rriturit që mund të jenë ushtarë për ta mbrojtur pragun e derës.

Meqë sistemi arsimor gjatë viteve 1990-1999-ta në Kosovë u krijuan mekanizma për vetfinansim  përmes veprimtarëve të devotshëm e kombëtarë e të LASH-it arsimi s’kish të ndalur.për të mos e shkëputur hallkën e singjirit të sistemit arsimor. Sistemi shkollor në gjuhën serbe e të tjerëve nuk qe i diskriminuar që përbënin 10% të popullësisë por popullësisë shqiptare me 90%, sistem ky që për shumicën e popullësisë ishte i diskriminuar që nuk përkonte me konventat ndërkombëtare.

Në këtë rrugëtim të shpresës, u organizuan bashkarisht duke e përfillur epokën e Skënderbeut, Lidhjen e Prizrenit dhe figurat më të njohura të kombit tunë, të hershëm e të sotëm të cilat i prinë proceseve për pavarësim, shtetformim e liri kombëtare për të treguar humanitetin ndaj  shokëve e gjeneratave të vjetra e të reja, arsimtarët sakrifikuan vetën dhe familjen për të mos shkëputur hallkën e singjirit të gjatë shkollor, Edhe arsimtarët e shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit (i cili e sakrifikoi jetën për dije, shkollë e atdhe)  e kryen punën edukativo-arsimore me nder. Dhe, njëri prej arsimtarëve ishte edhe Vahid Luma, i cili bënte pjesë në kuadrin e kësaj shkolle i përjetoi vuajtjet e asaj kohe.

Çka duhet të veçojmë?

Arsimtari Vahid Luma në kohën që punonim pa paga të atyre viteve(1990-1999) sakrifikoi jo vetëm vetën por edhe familjen e vet, e cila kërkonte urgjence për ndihmë. Derisa një donator na solli në shkollë një dhuratë me një sasi peshqirësh, nga një peshqir për punëtor. Kur arsimtari i nderuar, në mbrëmje shkon në shtëpi duke dërguar një peshqir, Vajza e madhe i thotë; Babi, a për një peshqir paske punuar një mujë ditë-a? Dmth. Vlera jote-një peshqir??? Arsimtari dëshprohet së bashku me vajzën duke mos e zënë as gjumi as nuk rehatohet. Të nesërmën posa vie në shkollë në Zym, me lotë në sy  na drejtohet;, Peshqiri e djeshëm më shërbeu për t’i fshirë lotët sepse vajza e madhe më thta: Babi , a për një pashqir paske punuar një muaj ditë-a? Andaj, ne menjëherë, po atë ditë dolëm në fshat mblodhëm një sasi mjetesh, i dërguam në Këshillin Qendror në Prizren dhe siguram kushtin për të marrur pagën e atij muaji për t’i fshirë lotët e arsimtarët dhe të familjes së tij dhe të tjerëve në nevojë/. Edhe drejtori i shkolës z. Nikollë Dulaj ia dhuroi një thes miell, në shenjë solidariteti për arsimtarin dhe familjen e tij në Prizren..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat