Ndërron jetë regjisori dhe aktori Nuhi Matoshi

Kultura

Ndërron jetë regjisori dhe aktori Nuhi Matoshi

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 23:21
Nuhi Matoshi

Ka ndërruar jetë sot në moshën 71 vjeçare regjisori dhe aktori i njohur Nuhi Matoshi. Për të nderuar jetën dhe veprën e tij Komuna e Gjilanit do të organizojë të mërkurën mbledhje komemorative në ora 11:00, në teatrin e qytetit.

“Për të nderuar jetën dhe veprën e regjisorit Nuhi Matoshi, Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, organizon të mërkurën mbledhje komemorative në ora 11:00, në teatrin e qytetit!”, thuhet një njoftimin për media të komunës së Gjilanit.

Matoshi kishte lindur me 30 maj të vitit 1946 dhe ai ishte i njohur nga publiku si aktor, regjisor dhe dramaturg i skenës së teatrit dhe të kinemasë së vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat