Vlonjates nga Kosova, të famshmes Meliha Doda
Me një mall sa deti
Për Meliha Dodën,
Po e nis një këngë
Si nderim për Vlorën.
Ref.: Lule e pavyshkur
E këngës magjike,
Buzagaz pranvere,
Tramundan' lirike.
Nga Kosova bijë
Dhe nuse në Vlorë,
Spërkatur me hënë,
Larë me dëborë.
Me Kostandin Thanën,
Me Reshat Osmanin,
Mbanin me ju iso
Bilbilat e malit.
Thëllëzat e fushës
Në konkurse maten,
Gjerdani i gushës-
Trioja vlonjate.
Meliha, je fati
Për këngën e Vlorës.
Zëri yt si mjalti-
Më i mir' i botës!...