Ënderr e trishtë

Kultura

Ënderr e trishtë

Nga: Neki Lulaj Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:04
Ilustrim

Është e vështirë ta festojmë këtë dhjetëvjetor lirie

Në një magje e në një sofër me kriminelet barbarë

Si prushnajë na digjet zallishta e shpirit nga provokime

Plagët i kemi të hapura që nga shekulli i gjatë.

 

Na kullojnë trupit e zemrës  helmi e urrejtja  e pambaruar

Akoma ...akoma plagët në këto vite nuk treten

Po shihni sa i shenjtë është atdheu ynë i bekuar

E dhembsur çka përjetuam nëpër historinë me derte.

 

Nga gjakpirësit e hijenat që do t’i urrejmë në kohë.

A do të ketë në gjithësi diell për tokën shqiptare?

Ëndrra të trishta e pështjellime në këtë dhjetëvjetor

Diçka që shpirtin në kryq po na lidh  si kulari në ugare

 

Pse nuk afrohet besa me besë e dora me dorë.

E botës njëzëri t’i themi se ne jemi zot shtëpie

Në Kosovën tonë kemi heronj e sa e sa dëshmorë.

Në Kosovën tonë kemi përherë zemrat si gaca lirie.

…..

Këmishën e krmi te rrudhur të shkyer copë,copë

Më kështu as liria nuk ndien ngazëllim

Nuk japim pëllëmbë shpirti dhe toke me vrundullimë

E duam tokën e  atdheut me ëndrrën lirietur

 

 

Çdo pëllëmbë e atdheut është njomur me gjak

E mbjellë me ohe eshtra, e sot e kah mot

Kjo tokë për të këndoj e vajtoj gjërë e gjatë.

Më të ngrohtë e më të bukur s’ka vend në botë.

 

Sonte  një piskamë dëshmorësh sokëllin nga thellësia

Është kushtrimi i tyre shekullor që hapet ne horizont

Dëgjoni ore ju te shurdhër që rrini mes dritave të forta

Asnjë pëllëmbë shpirt asnjë pëllëmbë varr asnjë pëllëmbë tokë...

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat