Për ty Kosovë
për ty moj Nënë
është pak një rreze
pak është një hënë.
Është pak një qiell
me gjithë planete
pak është një diell
oqeane e dete.
Para madhështisë tënde
gjithçka është pak
dhe zemër e trimit
që derdhi gjak!
Unë jam yt bir
dhe t`i njoh hallet
në ëndërr a delir
bota n`ty le të kallet!...*
*Varg i Ali Podrimjes