Himni i lirisë

Kultura

Himni i lirisë

Nga: Albert Habazaj Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:58
Albert Habazaj

Këngën me ligje fillova:

Sot si diva ju po flini,

Sa u desh Nënë Kosova,

Sa e do nëna të birin.

 

Çdo ditë jave, muaj’, viti,

Çdo dit’ të jetës që kemi,

Me dhembje e plagë shpirti

Tek dëshmorët tanë vemi.

 

Ne me ju jemi krenarë,

Ju si spaleta lavdie,

Për të gjithë shqipëtarët,

Ju jeni ye mbi yje.

 

Këndojmë me lot për trimat

E Ushtrisë Çlirimtare,

Me kërrab’ zut’ vetëtimat

Për Kosovën legjendare.

 

Ndriçoni me rreze drite

Në monument përjetësimi.

Shkojnë vjet e vijnë vite

Për ju më  lart’ nderimi.

 

Yjet e bukur të botës,

O ballëlarët me diell,

Jetën ja falët Kosovës!…

Dhe emrin flamur në qiell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat