Në çfarë niveli po e prezantojmë poetikën e artit të mirëfilltë?!

Kultura

Në çfarë niveli po e prezantojmë poetikën e artit të mirëfilltë?!

Nga: Mr Bislim Aliu Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 10:01
Mr Bislim Aliu

Kam përshtypjen se ne, në përgjithësi, nuk po e prezantojmë në masë të duhur  kreativitetin e artit të mirëfilltë. Pra, jemi larg kësaj poetike dhe këtij poetizimi ndjesor. Dhe, shpeshherë, në disa vepra të ekspozuara, nëpër ekspozita individuale e kolektive, hetohet në masë të madhe ky  hendikep i kreativitetit  të rrejshëm; pa sens, pa ndjesim  dhe pa formësim të shpërfaqjes përmbajtësor. Vallë, a thua, deri kur disa krijues të mendojnë, se çdo vepër të krijuar, nuk mund ta ekspozojmë?!...

Pa dyshim, prezantimi i çdo vepre artistike para se të ekspozohet, duhet ajo mirë të analizohet, e tevona të ekspozohet. E, në këtë rrafsh të prezantimit, kemi shumë dilema, mendime dhe, pse jo, edhe kritika, për lloj-llojshmërinë e veprave të prezantuara. Ky prezantoim, i kreativitetit artistik, na shtjejnë në disa dialogje të moskuptimit për shpërfaqjen e disa veprave të prezantuara. Dhe, në këtë drejtim, kemi edhe lloj-lloj pyetjesh dhe mosmarrëveshjesh për disa vepra të prezantuara, si këto;  “Cfarë domethënie paraqet kjo vepër”? “Kjo vepër nuk është kryer në tërësi” apo shkohet edhe më larg duke thënë; “Kjo vepër fare nuk është dashur të ekspozohet , meqë është e pakuptueshme?!

Pa mëdyshje, është fare e kuptueshme, se asnjë vepër artistike, nuk mund të krijohet, dhe, sigurisht, nuk mund të peshojë peshueshëm, nëse në të, nuk ekziston, idealizmi shpirtëror i formësimit të lartë ndjesor. Nëse në të nuk ekziston “kataklizma” e lartë përmbajtësore. Megjithatë, sot e gjithë ditën, po krijohen vepra pa këtë frymëzim ndjesor, pa shpërfaqje të larë artistike e estetike, të cilat shpeshherë i ngjasojnë njera tjetrës si veja vesë! Apo, disa krijues, pa hamendësim logjik, po mendojnë se mund të ekspozojnë çdo gjë, meqë  mund t’i takojnë modernizmit dhe artit modern!

Fatkeqësisht, ky prezantim i këtij lloji, pa farë kreativiteti ndjesor dhe pa farë shpirtërore idealiste, është gabim i rënd artistik e estetik që të ekspozohet. Dhe këtyre veprave, pa domethënie logjike dhe pa kreatvitet shpirtëror, duhet tua mbyllim udhën njëherë e përgjithmonë. Se ekspozimi i veprave pa farë poetike dhe poetizimi të artit modern, duhet tua ndalim hovin këtij arti dhe kësaj antivlere! Artin modern nuk mund ta krijojnë antikrijuesit, të cilët nuk kanë idejshmëri  artistike, shpirtërore ,ndiesore dhe përmbajtësore. Ata me këtë art vetëm e bastardhojnë artin e mirëfillt. Ndaj, duhet që fare mos t’ju ipet mundësia që ata me këtë art morbid që ta ekspozojnë..

Arti i bukur gjithmonë do të mbetet i bukur

Arti i bukur, gjithmonë do të mbetet i bukur, pavarësisht kur është krijuar. Ky art i bukur do të krijohet, kur preket shpirti dhe ndiesohet mendja. Pra, atëherë, kur gjithnjë, ekzistojnë lëvizjet shpirtërore, dhe, në anën tjetër, kur ekziston frymëzimi për të krijuar idejshmëri shpirtërore.

Arti i bukur gjithmonë do  të mbetet i bukur, jo vetëm për një kohë, por për shumë kohë. Kjo bukuri e shpërfaqjes rrezative dhe tejet madhështore, vërehet gjithnjë në veprat omonime, si në; “Mona Lisa” e Leonardos, “Davidi” i Mikelangjelos, “Guernika” e Pikasos, “Elegji për Kosovën” e Emrës, “Hamalli” i Mulliqit, “I urituri” i Paskalit, “Autobiografi” e Xhafës, “Malësorët” e Krypës, e ndonjë tjetër. Këto vepra madhështore, përherë, do të mbesin vepra të sensibilizuara dhe, gjithnjë, do të rrezatojnë prekshëm në idilen shpirtërore të çdo shikuesi.

Gjithsesi, këto vepra omonime, me një kreativitet piedestal, tregojnë kohën dhe gjendjen aktuale të kohës. Pra, ky art madhështor dhe tejet sensitive, me një idealizëm të lartë kreativ, u krijua, atëherë, kur gjendja shpirtërore e krijuesve, u ngacmua shpirtërisht, dhe për këtë, u detyruan krijuesit ta shprehin aktualitetin e kohës. Dhe, paten të drejtë dhe paten sukses, në plotni ta shprehin këtë brengë të lartë shpirtërore dhe ndiesore.

Krijimi i vlerave të rrejshme, paraqet antiart dhe antivlerë

Kam përshtypjen se ne, në përgjithësi, nuk po e prezantojmë në masë të duhur, kreativitetin e artit modern. Pra, jemi larg kësaj poetike dhe këtij poetizimi ndjesor. Dhe shpeshherë, në disa ekspozita individuale e kolektive, hetohet në masë të madhe ky hendikep i kreativitetit të rrejshëm; pa sens, pa ndjesim dhe pa formësim të shpërfaqjes përmbajtësore. Vallë, a thua, deri kur disa krijues, të mendojnë , se çdo vepër të krijuar, nuk mund ta ekspozojnë?!...

Pa dyshim, sot e gjithë ditën, këtu te ne, fare pak po i kushtohet rëndësi poetikës kreative të artit modern. Dhe, mu për këtë, shumica e veprave që po ekspozohen nëpër ekspozitat tona individuale e kolektive, disi po konsiderohen si prezantim i artit modern! Tani, vallë mund edhe të pyetemi; a thua, çdo gjë që prezantohet, mund ta llogarisim si modernitet edhe nëse i mungon kreativitet modernist i këtij moderniteti?! Dhe, si është e mundur ta përfaqësojmë modernen, pa e njohur fare modernitetin? Kjo po bëhet vetëm te ne dhe askund tjetër!

Megjithatë, tani me të madhe po krijohen vepra pa këtë frymëzim, pa shpërfaqje të lartë artistike e estetike dhe, besa, shpeshherë pa farë kreativiteti ndjesor. E, kjo, sigurisht, po ndodhë me krijuesit e skematizuar, ose me antikrijuesit, të cilëve, në masë të madhe u mungon kreativiteti shpirtëror dhe përmbajtësor. Sot, besa kjo, po mendohet se po bëhet në emër të artit modern dhe, sidomos, në emër të avangardizmit!!!

Eshtë e vërtetë e madhe, se krijimi i pseudovlerave te ne, në Kosovë, po shprehet me të madhe. Këto krijime morbide sikur kanë marrë hov dhe, s’ka kush që t’i ndalë. Tani me të madhe po krijohet antiart, antivlerë apo vlera surrogate, ndërkaq sot për sot, fare nuk po dihet se ç’është arti, e ç’është kiçi?! Ndaj, për këtë, në shumicën e veprave që po ekspozohen në galeritë tona po hetohet dendur antivlera! A thua, tani mund të pyetemi; Kush mund të prezantoj vepra me art modern? A mundet që secili krijues, të fshihet pas këtij arti modern? Dhe, a është moment i fundit që të ndalohen veprat e tilla dhe mos të ekspozohen fare?

Pra, shpeshherë, në emër të këtij arti moder dhe këtij avangardizmi, po bëhet prezantimi i këtyre veprave, që gjithsesi paraqesin mangësi të madhe artistike. Dihet mirëfilli se artin modern mund ta krijojnë vetëm ata krijues, që e njohin në masë të madhe realizmin dhe realitetin objektiv. Dhe, nëse krijuesit i mungon ky realitet i realizmit, ai krijues, sigurisht, do të hyjë në ujrat e turbullta të artit modern!!!

Ndaj, për këtë, krijuesi, duhet ta njoh mirë poetikën e artit modern dhe, sigurisht, shpërfaqjen ndjesore të kreativitet përmbajtësor. Kjo laramani e disa krijuesve, kinse po krijojnë vepra avangarde, apo “art modern” është prezantim i rrejshëm, anemik, pa ndjesim ndjesor dhe pa farë kreativiteti përmbajtësor. Mendoj se këtij arti pavlerë ose antiarti, duhet ta ndalojmë gjithsesi që të prezantohet në galeritë tona. Megjithatë, ndonjëherë, po e merr shpërblimin, mu ndonjeri që vepra e tij, po i takon këtij moderniteti të pakuptueshëm! e arti i mirëfilltë, ndonjëherë po anashkalohet tërësisht!!! Andaj, komisionet pranë galerive tona , që e bëjnë pranimin e autorëve, që duhet të ekspozojnë në galeri, duhet që të ketë kujdes se çfarë arti dhe cilat vepra mund të ekspozohen. Vetëm artit të mirëfillt duhet t’ia hapim udhën e prezantimit, me vlera artistike e estetike. Kurse, antiartit dhe antivlerës, duhet gjithsesi, tua mbyllim udhën e prezantimit sot e gjithmonë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat