Albanologia Kineze Ke Jing, shefe e katedres Gjuhe dhe Letersisë Shqipe në Pekin

Kultura

Albanologia Kineze Ke Jing, shefe e katedres Gjuhe dhe Letersisë Shqipe në Pekin

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:27
Autori i shkrimit Ibrahim Hajdamataj

?Shoqata e Gjuhesise Shqiptare, qe drejtohet nga akademiku Prof. Dr. Emil Lafe organizoi ne Biblioteken e Kryeministrise ne Tirane, nje takim mbreselenes, me studiues shqiptare, profesore,  akademike dhe student te shteti kinez, qe studiojne ne Universitetin Shteteror te Tiranes, ambasadore, me albanologen e shquar kineze Ke Jing.

Drejtoresha e kesaj biblioteke  Ardita Repishti, kishte krijuar kushte shume te mira per veprimtarine e kesaj shoqate.

Akademiku Prof. Dr. Emil Lafe, pasi falendroi pjesemarresit, u ndal rreth albanologes kineze Ke Jing, I cili tha se eshte hera e peste qe viziton Shqiperine kjo albanologe, e cila eshte me banim ne Pekin, nga ku drejton me mjaft perkushtim katedren e Gjuhe-Letersise Shqipe ne Universitetin e Pekinit. Pastaj e mori fjalen albanologia kineze Ke Jing, e cila paraqiti per pjesemarresit punimin e saj “ Albanologjia ne Kine, arritjet dhe perspektivat”.

Ajo tha : “ Katedra e Gjuhes Shqipe ne Pekin eshte krijuar ne vitin  1961, e vetmja ne Kine dhe Azi.

Gjate vitit akademik 1961-2000, kane vazhduar studimet 87 kineze. Ne vitin 1961-66, kane vazhduar studimet 15 studente kineze. Ne vitin 1971-75, kane vijuar studimet 30 studente kineze. Ne vitin 1974-78, kane vijuar studimet 10 studnete kineze. Ne vitin 1987-91, kane vijuar studimet 7 studente kineze. Ne vitin 1992-96, kane vijuar studimet 7 studente kineze ndersa ne vitin 1996-2000 kane vijuar 18  studente kineze.

Ne vazhdimesi kemi pasur te nivelit universitar (Bachelor), 24 studente ne vitin akademik 2000-2004, ndersa ne vitin 2004-2008 kane vijuar 22 studente. Ne vitin akademik 2008-2012, kane qene  16 studente, ndersa ne vitin akademik 2012-2016, vijuan 10 studente. Dhe ne vitin 2016, ishin 16 studente.

Studente te nivelit pasuniversitar (Master), kemi pasur 5 studente, ndersa student ne nivelin pasuniversitar ( Doktorature), kemi pasur 2 studente.

Katedra e jone jep mesimdhenien e Gjuhes Shqipe ne te gjitha nivelet ( Bachelor, Master dhe Doktorature), pune kerkimore-shkencore dhe ura shkembimi kulturore dhe miqesore.

Programi Bachelor 3+1 dhe menyra te reja te mesimdheneis si dhe pasurimi i kurikulave.

Ne vazhdim te punes tone kemi pasur kurse te detyruara, si shqipja fillestare, e mesme dhe e avancuar, gjendja e pergjithshme e Shqiperise, shqipja ne te folur,  audio vizuale, shkrimi i shqipes dhe perkthimi me goje shqip-kinezçe, gjithashtu ne vazhdimesi kemi organizuar, studime per  historine  dhe kulturen e Shqiperise, historia e diplomacise kino-shqiptare, historia e letersise shqipe, shkrim akademik.

Ndersa kurset me zgjedhje kemi pasur kryesisht drejtimi i historise shqiptareve, historia dhe e tashmja e Ballkanit, historia fetare e Shqiperise, studimi arkivor i marredhenieve Kine-Shqiperi dhe historia e filmave shqiptare.

Ne kurset me zgjedhje me drejtim politik, kemi studiuar politika dhe diplomacia e Shqiperise bashkekohore, sistemi politik dhe partite politike ne Shqiperi, diplomacia kino-shqiptare, diplomacia e Shqiperise, Europes dhe SHBA-se.

Mjaft frytdhenese ka qene shkembimi akademik me profesoret  nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, me akademikun Prof. Dr. Emil Lafe, Prof. Dr. Shaban Sinani, ku keta dy profesore te nderuar kohet e fundit kane bere vizite pune ne katedren tone te Gjuhe-Letersise Shqipe ne Pekin, duke sjellur pervojen e tyre studenteve kinez.

Do te ndalem tek leximi… “ Ju nuk ngjani aspak me trendafilen time, ju ende nuk jeni asgje, - u tha ai. – Ju askush nuk ju ka zbutur dhe as ju nuk keni zbutur kend. Jeni askush sic ishte dikur dhelperushja ime. Mirepo une e bera miken time dhe ajo nuk e ka shoqen ne bote. Trendafilet mbeten shume te lenduara.

Ju jeni te bukura, por jeni te zbrazeta- vazhdoi ai t’u thoshte- Njeriu nuk e ndien te vdese per ju. Sigurisht nje kalimtar i zakonshem do te pandehte se edhe trendafilja ime eshte si ju. Por qofte edhe e vetme, ajo eshte me e rendesishme se te gjitha ju se bashku, sepse pikerisht ate kam ujitur une, ate e mbulova me kupe qelqi, ate e mbrojta nga era, ate e shpetova nga vemjet ( me perjashtim te dy a tri te tillave qe i lashe per fluturat ), ate e kam degjuar si qahej, si mburrej dhe nganjehere si heshte, sepse ajo eshte trendafilja ime”.

Ku studentet bejne komente mjaft interesante rreth leximit te kesaj skice.

Ne vitin akademik 2014, kemi dhene 4 studenteve Doktorature ne menyre bashkeudheheqese.

Temat : Imazhi i Kines ne letrat shqipe. Krahasimi i Kadarese me I. Andric. Marredheniet Kino-Shqiptare. Krahasimi i mentalitetit kinez me ate shqiptar. Gjithashtu puna kerkimore-shkencore, na ka dhene rezultate te kenaqeshme ne tekstet : “ Gjuha Shqipe (I-IV)” sherbyen gjate vitit akademik 1989-2003 si tekste baze mesimore te Gjuhes Shqipe. “ Gramatika e Gjuhes Shqipe 1988” ribotuar ne vitin 2007, liber referues mbi rregullat gramatikore te gjuhes shqipe. Si dhe libri bashkebisedimesh shqip-kinezçe nga Zhang Linhui dhe Ruzhdi Stringa. Ndersa me mjaft perkushtim jane drejtuar kursi i ri i gjuhes shqipe (I-IV)  (2003-2007) nga Ke Jing dhe Xiao Guifen. Na kane vlejtur ne punen tone perkthimet shqip-kinezçe dhe kinezçe-shqip nga Xjao Guigfen, si dhe gramatika praktke e gjuhes shqipe nga Ke Jing dhe Chen Fenghua. Apo kursi degjimor i gjuhes shqipe nga Çen Fen Hua nga punimet qe na kane ndihmuar ne punen tone, kane qene kryesisht :

Gjuhesi dhe Letersi : Studime per gjuhen shqipe ( 2006) Xiao Guifen : Theksi i fjaleve ne gjuhen shqipe (2006), Ke Jing.  Roli i korpusit shqip dhe venia  e tij ne prove ne punet kerkimore dhe shkencore ( 2006-20070, Ke Jing:

Perkthimet e letersise kineze ne Shqiperi. Ne vitin 2009 Chen Fenghua, per Driteroin dhe 2013, Ke Jing.

Kulture : Familjet dhe martesat ne Shqiperi (2006), Xiao Guifen. Prejardhja e simbolit “shqiponje” te shqiptareve ( 2007). “Besa” ne kulturen tradicionale shqiptare (2008) Chen Fenghua.

Studime rajonale : Historia, gjendja aktuale dhe e ardhmja e Kosoves (2006), perspektivat e anetaresimit ne Be te vendeve te Ballkanit Perendimor (2007), Ke Jing : Plotika e Amerikes ndaj Kosoves, Ke Jing.

Studime per Kadarene : Personaliteti i personazheve kryesore tek  “Prilli i thyer” (2007). Ceshtja e Kosoves ne veprat e Ismail Kadarese (2008) nga Prof. Ke Jing
Studime fetare : Kombi Shqiptar dhe sekti mysliman-bektashi (2013), tolerance fetare ne kulturen fetare shqiptare dhe kineze ( 2017), Jin Qiao.

“Sot ne vitin 2018 biblioteka jone e katedres Gjuhe dhe Letersi Shqipe ne Pekin kemi, libra ne departamentin e Gjuhes Shqipe 1700 kopje. Libra ne biblioteken e BFSU-se ne shqip 17 000 kopje.

Perspektivat qe mendojme ne te ardhmen jane : Nismat “ nje brez nje rruge “ dhe “ 16+1” te Kines ( me shume student me shume shanse). Qendra albanologjike, studime me te thella ne fushat perkatese, pjesemarrja ne konference, botime te duhura. Vizion global i pedagogeve, me Shqiperine, me Ballkanin dhe institucionet prestigjoze. Pjesemarrja ne projektin e perkthimit te 25 veprave klasike shqiptare ne gjuhen kineze (Encikolpedi e shkurte e historise dhe trashegimise kulturore te Shqiperise, Historia e Skenderbeut, Otello arapi i Vlores, …). Fjalori prej 40 mije fjalesh shqip-kinezshe e kinezshe-shqip. Enciklopedia kineze ( mbi 50 persona ne pjesen e letersise boterore). Pese disertacione”.

Pjesemarresit falenderuan albanologen kineze Ke Jing, e cila eshte shefe e departamentit te Gjuhe Letersise Shqipe ne universitetin e Pekinit per punen e saj qe paraqiti me mjaft perkushtim, si dhe drejtuesin e shoqates se Gjuhesise se Shqiperise, akademikun Prof. Dr. Emil Lafe, per organizimin e kesaj veprimtarie mbreselenese.

IBRAHIM HAJDARMATAJ

Kryetar i OJF-se “Mesuesi”

E-mail, Facebook :  [email protected]

Tel : 0692469145

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat