Valle e dashurisë

Kultura

Valle e dashurisë

Nga: Jan Kosova Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Ritmi i valles së jetës ndoshta pak ka ndryshuar

Nuk jemi më në ato ditët  më të bukura të rinisë

Por vallen e lumturisë sonë nuk e kemi ndaluar

Jeta jonë u shndërrua në një valle të dashurisë.



Ritmi i valles së jetës ndoshta pak ka ndryshuar

Bukuria jote ka mbetur, bukuroshja e Dardanisë

E ndri ç on vallen tonë që së bashku kemi filluar

Vallen e  bukur të jetës, këtë valle të dashurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat