Filharmonia e Kosovës nesër do të mbaj koncertin e radhës. Koncert për të cilin janë paralajmëruar risi të shumta. Njëra prej tyre është edhe programi i cili sipas drejtorit të Filharmonisë është duke u bërë për herë të parë.
Drejtori i Filharm0nisë së Kosovës, Baki Jashari, tha se në koncertin e nesërm do të jetë edhe një dirigjent i huaj i cili do të qëndroj për herë të parë në Kosovë.
“Nëser do të realizohet koncerti i radhës i orkestrës simfonike. Ky koncert përmban dy risi në njërën anë e kemi dirigjentin nga Britania e Madhe i cili është për herë të parë në Kosovë dhe risia e dytë është një vepër monumentale, një vepër që asnjëherë nuk është realizuar në Kosovë dhe akteri kryesor në këtë risi do të jetë pianisiti jonë i njohur, Misbah Kaçamaku. Kjo është një vepër që zgjat mbi 50 minuta”, tha Jashari.
Pianisti kosovar, Misbah Kaçamaku, tha se lidhur me programin kanë punuar intensivisht rreth gjashtë muaj mirëpo në tërësi është marrë me veprën e Johannes Brahms rreth pesë vite.
“Është një vepër e madhe dhe këtë vepër jam duke e lexuar qe pesë vite intensivisht kurse gjashtë muajt e fundit pa ndërprerje”, tha Kaçamaku.
I lumtur për bashkëpunimin me Filharmoninë e Kosovës u shpreh edhe dirigjenti britanik, Alexander Walker.
“Ky është një privilegj i madh për mua të punoj me orkestër të re. Ka qenë një javë fantastike në Prishtinë. Jam ballafaquar me mikëpritjen e mirë, e cila nuk më ka ndodhur në vendet e tjera”, tha Walker.
Koncerti do të mbëhet nesër me fillim nga ora 20:00.