Juli 3 vite jashtë Teatrit: Më ka bërë bllok Drejtori, keqardhje për përçarjen e aktorëve - Bota Sot
Juli 3 vite jashtë Teatrit: Më ka bërë bllok Drejtori, keqardhje për përçarjen e aktorëve

Kultura

E diel, 23 shtator 2018

Juli 3 vite jashtë Teatrit: Më ka bërë bllok Drejtori, keqardhje për përçarjen e aktorëve

Më: 3 mars 2018 Në ora: 17:15
Pamje nga emisioni

Aktori i njohur Julian Deda rrëfen se ka tre vjet që nuk ka luajtur në një skenë teatri. I ftuar në BOOM, Deda tha se Drejtori i Teatrit Kombëtar i ka bërë bllok.

Sa i takon debatit të madh që përfshiu aktorët për godinën e Teatrit Kombëtar, Deda thotë se ndjen keqardhje për përçarjen e artistëve pas ndërhyrjes që bëri politika.

Rozana Radi: Ke kohë që nuk je në skenë.

Julian Deda: Në Teatër më kanë bërë bllok. 

Fjori Dardha: Çuli?

Julian Deda: Ai atje për atë punë shkoi, për tu bërë bllok njerëzve. Unë nuk kam ambicie të shkoj të punoj në Teatrin Kombëtar. Kam 3 vjet pa luajtur teatër. Para lali Erit.

Fjori Dardha: Kush do bëhet drejtor i teatrit Kombëtar?

Julian Deda: Ajo që më vjen keq është përçarja që u ndodhi aktorëve, duke parë dhe përbërjen aty brenda që ka ca njerëz me hije, me vula dhe me njolla. Nuk ka rëndësi kjo, të gjithë bashkë ishin përballë një fakti, kishin një kauzë që po e mbështesnin të gjithë bashkë. Sigurisht ka rrëshqitje. Dhe çfarë ndodhi? Papritur futet politika në lojë. Pjesa e artistëve duhet të kishin gjetur një person, dy persona që ti kishin përfaqësuar politikisht. Nuk bëhej më fjalë për art dhe pasion, bëhej fjalë për politikë. Hyri politika në lojë dhe e gjeti shtegun, çfarë bëri, disa i thirri Minsitrja, disa Erjoni. I respektoj shumë ata që nuk kanë qenë, nuk kanë pranuar ftesën. Jo për të mos takuar kryetarin e Bashkisë apo Ministrin. Por duke qenë pjesë e garës, i thua të falenderoj, kam respekt, por unë do të vi pas gare për të respektuar të gjithë pavarësinë e kësaj kauze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test