Situata më të sikletshme: Më ranë flokët fals para publikut

Kultura

Situata më të sikletshme: Më ranë flokët fals para publikut

Më: 3 mars 2018 Në ora: 22:35
Aktorja Linda Jarani gjatë shfaqjes

Të gjithë aktorët përjetojnë situata të sikletshme në shfaqjet apo filmat që bëjnë. Linda Jarani ka qenë një ndër të ftuarat e kësaj puntate në emisionin 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, e cila ka treguar një situatë që i ka ndodhur me flokët në mes të skenës.

Linda Jarani: Isha në shfaqjen 'Shtëpia e Bernarda e Albës' në Korcë dhe unë flokët i kam kacurrela dhe nuk më zgjaten, i kam extension. Kam një skenë në fund me një shkop që e mban Bernarda dhe unë ja marr shkopin, kam një batutë që ja them dhe duhet të hedh shkopin mbrapa. Unë e them atë me emocion dhe shkopi ka një hark dhe kur e hedh shkopin, ky harku hyn tek flokët, tërheq extension dhe fluturon me flokët tek ballkonin. Unë thashë cfarë ndodhi, tërheqjen nuk e ndjeva por kur pashë shkopin të fluturonte bashkë me flokët, kemi qeshur të gjitha. Ishim në prova.

Gjatë shfaqjes, kemi një skenë me Ola Harizaj dhe ajo padashje i ka tërhequr pak dhe e ka liruar këtë kapësen dhe në momentin që më nxjerrin në fund dhe unë vdes, më nxjerrin vajzat dhe më dal në ballkon e mbaron shfaqja. Kur dal për të përshëndetur, shikoj një tufë flokësh, thashë të kujt janë këto flokët e në moment cova dorën, kishte rënë një pjesë në tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat