E sot - Bota Sot
E sot

Kultura

E martë, 19 qershor 2018

E sot

Nga: Neki Lulaj Më: 3 mars 2018 Në ora: 23:36
ilustrim

Nga trojet çame Joni më sjell erëra të ngrohta

E me tëmtha  zemre përkëdhel mure guri pa pushim

E kalldrëmet  i puth  me buzët e thara, si korja

Aromën e dheut të atësisë i mbush me mushkëri

Unë, biri i saj edhe i vdekur i dal zot parajsës Çamëri.

 

E sot mbi varret e heshtjes një harabel  ngadalë thërret

Mos t`i vardiset harresa kullave e  varrëve të të parëve

Po ju lutem, mos i lini shkretë, mos i lini me ferrë …

Mos i lini jetimë pllakat si fletët e hedhur të kalendarëve

 

E sot

 

 si pa dashtë jemi degdisur  largësive në të katër anët

Me marramendje thellë  jemi arratisur nga burgu i vetvetes

E lamë djerrë token, lamë  nënën bjeshkën e Jonin e kaltër

E lamë kuajt pa dasma, lamë në rrënoja shegët e djepet

 

E sot

 

E sot ëndërrojmë  grykat,  lugjet e krojet me mall

Se atje dje na mbeti  fëmijëria, loja, dashuria, rinia

E oborri lëndina me  lulesh njomet nga  vesë e mëngjesit të bardhë

Do lindin nuset, do shkruajnë shqipen e  do të rritet fëmija…

 

PRITAT E PABESISË

 

Ka mbi një shekull

Që pritat e pabesisë na zunë rrugën e kalvarit

Na i plandosën  shpresat

E na i prangosën duart, këmbët, ëndrrën

Me kamxhik e çelik,

Gjymtyrët na i copëtuan  dhe na hodhën  hallkë litari

por mendjen s`na e robëruan

As dashurinë, guximin,  dhe dëshirën, as këngën.

 

Torturat

thellë na i rënduan qepallën e syrit të lodhur

As mendjen

 as qëllimin s`na e  gozhduan në trarin e lartë

Edhe

 Nëpër qelitë e burgut  fitimtarë të prangosur.

 ishim ne

që nuk shkulëm rrënjët e s’u ndalëm nga asnjë tufan

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test