Epopeja e Prekazit të trimërisë

Kultura

Epopeja e Prekazit të trimërisë

Nga: Naxhije Doçi Më: 4 mars 2018 Në ora: 12:08
Naxhije Doçi

Ishte agu i 5 marsit 1998

kur ushtarët kriminelë serbë me ulurimë shtrigash,

një shtet i tërë me krejt armatimin e blinduar

fantomë e verdhë misioni në veprim

zbarkojnë në Prekazin e trimërisë

me barbari të ndezur për të luftuar 

kundër familjes Jashari krenari e bekuar

familje shqiptare me 22 antarë në brendi

burra, gra e fëmijë,

që nuk deshen me asnjë kusht të largohen

nga kullë e tyre fole e shenjtë

vetëm jetën për ta shpëtuar.

Kullën-kështjellë

e konsideronin madhështi,

atdhedashuri,

dhunti nga Zoti.

 

Vigjilenti me syrin pishë, Adem Jashari,

i lindur në ditën e flamurit si madhështi

për t’u shndërruar në flamur krenarie

për shtigje drite,

purpur i ndezur me vrullin vetëtimë

e kishte hetuar që në hap të parë

rrethimin e kullës me nam qëndrese,

të tretin rrethim skëterrë

brenda dhjetëvjetëshi historik me pulsim lirie

dhe burrave në odë

babë Shabanit shtyllë shprese për rrëzëllim,

vëlla Hamzës mendjendritur me shtatin lis

e zërin gurrë e cemtë në gugullimë

bashkë me dajë Osmanin skofiar

u kishte thënë përplotë urtësi e hirësi:

“Sot do të kemi luftë, me fat na qoftë”.

 

Prekazi në epërsi agu flakërues,

kushtrimi i dhënë nga të gjithë përkrahur

me çiltërsi përkushtimi për të luftuar

në theqafje ardhacakësh serbë smirëzi

që lakmonin tokën e huaj 

nga lashtësitë e hershme me Zot e flamur,

Kosovën me kulla guri në përqafim të diellit

që nuk kishte qenë e tyre kurrë.

 

Tri ditë e tri net zjarr i dehur në kullë,

të gjithë tok të bashkuar

qëndresa spektër ylberor i harkuar,

nuk kishte zgjidhje tjetër

nga ngulfatja sterrë e frymimit,

në pajtueshmëri e kishin dhënë edhe betimin

secili luftëtar në trimërim të tjetrit

për të luftuar.

 

Adem Jashari 

Legjenda e shëmbëllimit sublim për trimëri

për brezat e tashëm dhe të atyre që do të vijnë

si në fluturim lëvizjet e tij nëpër kullë,                                                                                                                                 

nga një pozicion në tjetrin stratëgjia

për kuptimësinë e jetës së ndritur në liri,

kurrë nuk e kishte ndalur as këngën

përplotë melodi.

Dhe sa herë me pushkë që trimi kishte shkrepur

nga një ushtar armik serb

e kishte lënë të vdekur.

 

Luftë thellësisht e pabarabartë

në Prekazin me rrëzëllimë lirie

në kullën prej guri me valëvitje flamuri

tymi e flaka lartë edhe gjer tek retë,

njëzet anëtarët e familjes Jashari

legjendë e gjallë

burra, gra e fëmijë heroikisht u vranë,

duke luftuar me pushkë në dorë

dhe fyta-fyt me djallim

për lirinë e Kosovës

ranë dëshmorë. 

 

Lavdi e përjetshme

për luftëtarët e lirisë,

flakadanët e madhështisë!

Lavdi…!

 

PREKAZ - 2017

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat