Rrënohet shtëpia e familjes Hisari, momunent i mbrojtur me Ligj

Kultura

Rrënohet shtëpia e familjes Hisari, momunent i mbrojtur me Ligj

Më: 6 mars 2018 Në ora: 09:26
Në Qendrën Historike të Prizrenit

Në Qendrën Historike të Prizrenit është rrënuar shtëpia e familjes Hisarit, e cila gëzonte mbrojtje me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi është e listuar në shtojcën II të këtij Ligji përkatësisht Monumentet Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit. Aty shkruan se shtëpia e Hilmi Hisarit i takonte shekullit XIX.

Ec ma Ndryshe njofton se sipas informatave fillestare të marra nga autoritetet lokale të trashëgimisë kulturore shtëpia ka qenë në gjendje jo të mirë për banim. Kësisoj institucionet është dashur që me kohë të angazhohen në dy drejtime: për sigurimin e jetës së banorëve dhe po ashtu për mbrojtjen e monumentit.  

Kjo shtëpi sipas hulumtuesve kishte vlera historike, shkencore, artistike, identiteti, ekonomike dhe funksionale.

 EC  Ma  Ndryshe  deri  më  tani  shumë  herë  ka  reaguar  në  lidhje  me  shkatërrimin  e  monumenteve  të  trashëgimisë kulturore në Prizren, e sidomos në Qendrën Historike të qytetit dhe përsërit sërish qëndrimin se  është  çasti  i  fundit  që  organet  shtetërore  të  veprojnë  në  mënyrë  serioze  për  zbatimin  e  plotëtë legjislacionit në raport me këtë zonë të mbrojtur, gjithnjë duke e përfillur në radhë të parë nevojën për sigurinë e jetës së qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat