Shembet objekti i mbrojtur si Trashëgimi Kulturore në zonën e vjetër të Prishtinës - Bota Sot
Shembet objekti i mbrojtur si Trashëgimi Kulturore në zonën e vjetër të Prishtinës

Kultura

E diel, 23 shtator 2018

Shembet objekti i mbrojtur si Trashëgimi Kulturore në zonën e vjetër të Prishtinës

Më: 6 mars 2018 Në ora: 14:40
Objekti i mbrojtur si Trashëgimi Kulturore në zonën e vjetër të Prishtinës

Gjatë ditës së sotme, objekti i mbrojtur si trashëgimi kulturore që gjendet në zonën e vjetër të qytetit, ka filluar të shembet, njoftojnë kështu nga Komuna e Prishtinës.

Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës bashkë me Zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut.

“Ekspertët tanë bashkë me ata të nivelit qendror kanë vlerësuar se duhet të bëhet rrënimi i kontrolluar i disa pjesëve të këtij objekti, ashtu që të evitohet në tërësi rreziku. Meqë është objekt privat dhe nën mbikëqyrje të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, presim nga ky institut që të na e dërgojë pëlqimin për një gjë të tillë, ashtu që të veprojmë sa më parë”, thuhet në njoftim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test