Koreodrama “Lulet e Marsit”, një perlë e re në “Gjerdanin” e Ansamblit “Shota”

Kultura

Koreodrama “Lulet e Marsit”, një perlë e re në “Gjerdanin” e Ansamblit “Shota”

Më: 6 mars 2018 Në ora: 15:32
Ansambli „Shota“, me premierë të re për „Epopenë e UÇK-së“

Udhëheqësi Artistik i Ansamblit „Shota“, Ylber Asllanaj, pas tregimit të koreodramës „Lulet e Marsit“, në lokalet e AKKV „Shota“, e ka quajtur atë si një perlë të re në „Gjerdanin“ e Ansamblit. Me saktësisht, me datë 5 Mars, në lokalet e Ansamblit është mbajtur para-premiera e koreodramës së titulluar „Lulet e Marsit“, e punuar nga koreografi Xhemali Berisha dhe me muzikë dhe orkestrim të Ylber Asllanajt. 

Kjo premierë është punuar ekskluzivisht për nderë të 20 vjetorit të „Epopesë së UCK-së“  dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.  Vet koreografi Berisha, para shfaqjes i  është falënderuar  Trupës Artistike të Ansamblit që e kanë realizuar këtë premierë për diç me tepër se një muaj. Ai në veçanti ka falënderuar udhëheqësin artistik për bashkëpunimin dhe muzikën e mrekullueshme, që sipas tij është „ çelësi i suksesit“  të shfaqjes si dhe drejtorin e posa zgjedhur Shefqet Gjocaj për bashkëpunim të suksesshëm dhe idetë e parashtruara për disa segmente të vet  libretit dhe titullimit të koreodramës.

Kjo koreodramë vë në spikamë luftën dhe sakrificën sublime të tre brezave të familjes Jashari, duke filluar me prologun e Shaban dhe Zahide Jasharit, dhe bekimin që ata i japin Ademit  për rezistencë. Vazhdon me ekspozenë e përgatitjes për rezistencë dhe rezistencës së armatosur të burrave dhe grave të familjes Jashari dhe përfundon simbolikisht me një homazh të 13 fëmijëve (numri i fëmijëve të vrarë të familjes Jashari në datat 5,6 dhe 7 Mars 1998), të cilët skenikisht paraqitën me nga një lule dhe një qiri, përderisa krye-personazhi, i luajtur nga solisti i Ansamblit Besnik Grajcevci, shndërrohet në lapidar. Kjo konform simbolikës tashmë të njohur „Ai është i gjallë“.

Premiera e kësaj shfaqjeje do të jetë në gala-koncertin që organizohet në Skenderaj, me datë 7 Mars ndërkaq sipas planit të punës së Ansamblit, parashihet edhe një premierë tjetër në Prishtinë, gjatë këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat