Rrugëve të Prishtinës

Kultura

Rrugëve të Prishtinës

Nga: Jan Kosova Më: 7 mars 2018 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Mblidhte metal për skrap rrugëve të Prishtinës
I moshuar, mezi qëndronte në këmbë i shkreti
E djersët pa ndalur i rrjedhnin mesit të shpinës
Harruar nga të gjithë, nga unë nga ti, nga shteti.

Më falënderoi deri në qiell, sa shumë më uroj
Ndoshta as për dy bukë lekë unë nuk i dhashë
Kaq shumë as dy ditë të tëra tha unë nuk fitoj
Aq shumë jam përmalluar, asgjë nuk i thashë.

Për gjendjen time më tha, askënd nuk e fajësoj
E shpresat për ditë të mira ngadalë po shuhen
E ata që na sollën në këtë gjendje nuk i mallkoj

Sepse të mallkuarit as djallit asgjë nuk i duhen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat