Flakadan i ndezur

Kultura

Flakadan i ndezur

Nga: Dibran Demaku Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:15
Dibran Demaku

Rrënjë e fortë e lisit
rrënjë e lashtë e fisit
veç shkëlqim i plisit
 
Gjurmë e historisë
yll-rreze e lirisë
sopatë e Ahmet Delisë
 
Për fis e për farë
për mal lumë e arë
vijë e kuqe gjaku
të mos shkelet pragu
 
Majë e grykëhollës
këput kokën e bollës
çel zambaku i mollës
 
Legjendari në bronz
vogëlushët tërë gaz
flakadan i ndezur-Prekaz...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat