Kurora e jetës - Bota Sot
Kurora e jetës

Kultura

E shtunë, 23 qershor 2018

Kurora e jetës

Më: 7 mars 2018 Në ora: 22:01
Neki Lulaj

Nëna është ëndërr që thyen vargonjtë në heshtje,
Dritë që dëbon akullin, ngricën e ftohtë
Dashuri që shuan zjarrin në shpate bjeshke

Fjalë që dhe plagën më të rëndë shëron.
Nëna është glob që ngrohet si dielli me rreze
Qënie që shndrit errësirën e thellë e shndrit.
Krijesë që kalon nëpër një „Luginë vdekjeje“.
Nën dritën e mekur shpalos ylberin, kaltërsinë
Nëna është krijesë e saktë e së vërtetës.
Engjëll që ecën nëpër ferrin e egër me mundim.
Vetëm ajo ia vë kurorën e lumturisë jetës
Është Bekimi i Zoti dhe i gjithë njerëzisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test