Nënave shqiptare në ditën e 8 Marsit - Bota Sot
Nënave shqiptare në ditën e 8 Marsit

Kultura

E premte, 21 shtator 2018

Nënave shqiptare në ditën e 8 Marsit

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:44
Neki Lulaj

Poeti mërgimtar - Neki Lulaj u lind më 13 janar të vitit 1955 në Bërliq të komunës së Pejës. Shkollimin fillestar e kreu në Prapaqan, kurse gjimnazin në Deçan. Mëpastaj u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës (Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe), ndërsa në vitin e tretë, pa u shkëputur nga ndjekja e ligjëratave, u regjistrua edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike „Bajram Curri”, në Gjakovë (Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe), të cilën e përfundoi me sukses, falë përkrahjes profesionale të poetit dhe profesorit të ndjerë, Din Mehmeti.

Aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani, ku punon si mësimdhënës. Neki Lulaj është  anëtar aktiv i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, koautor (së bashku me Hasan Qyqallën) i antologjisë “Trinomi i lirisë”, prezent në antologjitë “Kështjella e ëndrrave” dhe “Shpirti dashurisë”. Bibliografi lirike: „Dardania ime” (Albanezul, Bukuresht, „Në kështjellën e përjetësisë” (Amanda Edit, Bukuresht, “Zjarri i shpirtit” (Amanda Edit, Bukuresht, “Bukuri e bekuar” (Amanda Edit, Bukuresht ), “Balada e heshtjes” (Amanda Edit, Bukuresht.  Ky poet i vyeshëm mërgimtar të gjitha nëneva  dhe vajzave shqiptare kudo që janë me poezin me titullin  „Kuror a jetës“ua uron ditën e 8- Marsit.

“Kurora e jetës”

Nëna është ëndërr që thyen vargonjtë në heshtje,

Dritë që dëbon akullin, ngricën e ftohtë

Dashuri që shuan zjarrin në shpate bjeshke

Fjalë që dhe plagën më të rëndë shëron.

Nëna është glob që ngrohet si dielli me rreze

Qenie që shndrit errësirën e thellë e shndrit.

Krijesë që kalon nëpër një „Luginë vdekjeje“.

Nën dritën e mekur shpalos ylberin, kaltërsinë

Nëna është krijesë e saktë e së vërtetës.

Engjëll që ecën nëpër ferrin e egër me mundim.

Vetëm ajo ia vë kurorën e lumturisë jetës

Është Bekimi i Zoti dhe i gjithë njerëzisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test