Piktoret në Koloni, dhuruan befasi për 8 Mars

Kultura

Piktoret në Koloni, dhuruan befasi për 8 Mars

Nga: K.Goca Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:55
Piktoret në Koloni, dhuruan befasi për 8 Mars

Dita e 8 Marsit – Dita Ndërkombëtare e gruas, festohet kudo në botë, po ashtu edhe në shtetin e Kosovës. Në Ferizaj është organizuar Kolonia për 8 Mars dhe marrin pjesë shumë piktore.  

Në koloni është edhe Pranvera Sylejmani, kryetare e Shoqatës së Artisteve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj, po ashtu drejtor Artistik në “Mural Fest”, Kristina Gashi - Bytyqi, kryesuese e Kuvendit Komunal në Ferizaj, pastaj Arjeta Selmani, me koleget e saja ka dhuruar shumë befasi me pikturat e ndryshme dhe secila prej tyre kishte tematikën e kohës së saj. 

Image

Në Koloni janë shumë artiste dhe të cilat thonë se është një ndjenjë e veçantë, kur festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, pra e nënave tona. Sipas tyre, është një emocion i veçantë, një ndjenjë që nuk përshkruhet kur je në mesin e piktoreve që disa prej tyre janë nëna! Prandaj, ato thonë se organizimi i kësaj Kolonie pa dyshim se ka zgjuar interesim të madh dhe ka qenë një ditë madhështore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat