Filharmonia nesër prezantohet një varg veprash vokale

Kultura

Filharmonia nesër prezantohet një varg veprash vokale

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:31

Koncerti i radhës që do të mbahet nga Filharmonia e Kosovës shënon 15 vjetorin e themelimit të njësisë së dytë të Korit të Filharmonisë së Kosovës.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari bëri të ditur se Kori i Filharmonisë do të prezantohet me një varg veprash vokale dhe vepra vokalo-instrumentale.

Sipas tij, programi do të ketë vepra të disa kompozitorëve barokien dhe renesancës.

Ai theksdoi se autori kosovar, Hajrullah Syla do të përformojë  me këngën e Rexhës, e cila është shumë e njohur për publikun.

Jashari: Do të prezantohet kënga e Rexhës

“Kori i Filharmonisë do të prezentohet me një varg veprash vokale, ne e quajmë akapela, pra vepra korale, por edhe me disa vepra vokalo-instrumentale, pra në përcillje të disa intrumenteve dhe një kulaiteti harkor dhe në përciellje të pianos, pra është një koncert premier me veprat që nuk janë interpretuar më parë dhe në këtë rast është angazhuar dirigjenti brazilian, Marco De Silva...Në program do të jenë veprat e disa kompozitorëve barokien dhe renesancës por kemi edhe autorin kosovar Hajrullah Sylën me një veprër të njohur për publikun tonë, pra kënga e Rexhës dhe do t’i kemi edhe dy vepra vokalo-instrumentale”, tha Jashari.

Derigjenti brazilian, Marco Da Silva tha se programi do t’i ofron publikut atë që do t’i mbajë të vëmendshëm, sepse projekti është shumë i veçantë.

Ai bëri të ditur që Filharmonia e Kosovës ka qenë e ftuar t’i bashkohet edhe një koncerti shumë të rëndësishme.

Da Silva: Kemi ftuar FK të bashkohen në një koncert të rëndësishëm

“Është mirë të kemi një program me diversitet si ky që ne e kemi, ju i përmendet Brokun dhe Renesancën, si dhe veprat e Martinit, mendoj që kjo i jep publikut programin që ka nevojë për t’i mbajtur të vëmendshëm, pra ne do të kemi nga gjithçka nga pak. Ky projekt është po ashtu i veçantë për mua sepse që nga viti i kaluar e kemi ftuar Filarmoninë e Kosovës që të bashkohen për një koncert të rëndësishëm, kjo është diçka e veçantë për ne, duke llogaritur këtu edhe 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës si një datë të rëndësishme për ju”, tha Da Silva.

Sopranoja Adelina Paloja tha se Marco Da Silva është një derigjent që njihet për punën e tij të jashtëzakonshme dhe atë e dëshmojë edhe gjatë provave të zhvilluara me Korin e  Filharmonisë së Kosovës

Paloja: Marco bëri një punë të jashtëzakonshme gjatë provave

“Mes partit stolistik dhe korit besoj që do të len një impresion te publiku dhe do të arrin impaktin e kërkuar, ndërsa kënaqësia mund ta them që është e pa evitueshme, sepse me Marcon është faktikisht hera e dytë me çrast bashkëpunojmë dhe Marco njihet për atë që e liron një energji dhe e bënë një punë të jashtëzakonshme gjatë provave të cilat i zhvillojnë këtu në korin e Filhamonisë”. Tha Paloja.

Jashari theksoi se është koncerti i parë që do të shënojë përvjetorin e pesëmbëdhjetë dhe po ashtu shënon edhe  90 vjetorin e Filharmonisë në Hastings nga vendi i cili vjen derigjenti, Marco Da Silva. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat