Kufijtë e një shteti janë kufi të shënuar në enciklopedinë e tij ...

Kultura

Kufijtë e një shteti janë kufi të shënuar në enciklopedinë e tij ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 11 mars 2018 Në ora: 10:10
Nga kryesia e promovimit të librit me titullin “E Vërteta për kufirin e vjetër ?akorr- Hajlë- Zhleb”

Deklaratat e nënshkruar nga dy shefat e shteteve të Kosovës dhe të  Malit të Zi, nuk është dokument  i detyrueshëm  juridik i cili  nuk   garanton as  nuk siguron  shënjim të kufirit  ekzistues  që nga vitet 1945/ 6  në linjën  kufitare  Çakerr-  Mokna -  Hajlë – Kullë,  por  vetëm  korrigjim  eventuale parciale të dyanshme sipas konfiguracionit të  terrenit dhe si e tillë  është  përshkrim i  dispozitës së   paragrafit pesë të nenit shtatë  të Marrëveshjes për Kufirin

Kaluan njëqind e dyzet vjete që kur në kufiri e tokave tona stërgjyshore edhe përkundër rezistencës, luftëtarëve të përgjakshme dhe sakrificave të breznive tona që i bëmë ne shqiptaret për fat të keq, sa vinë e tkurren kafit e tokave tona stërgjyshore. Qendrat e vendosjes, përkatësisht fuqitë e mëdha trojet tona etnike historike stërgjyshore i trajtonin si monedha kusuri për interesat e tyre strategjike,politike, ekonomike- gjithmonë në dëme të popullit  dhe trojeve  tona shqiptare. Sot në fillimin e mileniumit të ri, në kohën kur nuk na mungon as dija, as përvoja e shteteve tjera të botës, a duhet ne shqiptaret që të pajtohem që një pjesë e strukturave tona udhëheqëse shtetërore  e partiake të heqin dorë nga një pjesë e tokave tona stërgjyshore në kufi me Maqedoni dhe sot me Malin e Zi, e  nesër ndoshta  edhe me Serbinë?! Andaj, tani problemi i kufirit me Malin e Zi, nuk është vetëm çështje jetike  për qyqaret e Rugovës, por edhe për të gjithë  qytetaret e Kosovës, sepse këto toka janë territor shtesore të Kosovës, dhe nuk është e drejt  ekskluzive e strukturave të caktuara politike, por edhe e drejt themelore e vet popullit të Kosovës. Andaj, nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi pa përfilljen e vullnetit të popullit, pa i përfilljen e kritereve e pa kontestueshme të përcaktuar me aktet ndërkombëtare, është çështje shqetësuese dhe brengosësh.

Lidhur  me këtë temë në lokalet e Bibliotekës Kombëtare  në Prishtine në pranin e shumë intelektualeve nga Universitetit dhe institucionet tjera shtetërorë dhe qytetareve u bë promovimi i librit me titullin” “E vërteta për kufirin e vjetër ?akorr- Hajlë- Zhleb të autorit Ali Kelmendit. Në recensionin e tij  prof. dr. Riza Smakaj  në mes tjerash tha së: “Intelektuali dhe autori i këtij libri  ka ndihmua shume çështje me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe qytetaret e saj. Ky autori i këtij librit fizikisht jeton  dhe vepron  në Zvicër i cili për çështjen e Kosovës, në  kohë të  fundit është angazhua  lidhur me problematiken e  “demarkacion” të kryer nga ish komisioni shtetëror i cili për çudi po mbështetet fuqishëm nga  një grup funksionarë  shtetërorë e  politikë si dhe eksponentë, jo pak  subjekteve politike  opozitare madje edhe opozitare! Autori - Ali Kelmendi, gjatë dy tri viteve të fundit, ka qenë prononcuar në  medie elektronike  të  shkruara në të cilat ka  publikuar  shumë vështrime kritike, artikuj, letra të hapura  dhe  analiza  kundër  redilimitacionit korruptimit  në vend të  demarkacionit kufitar kosovar – malazez -  “ demarkacion” kufitar.   

Image
Pamje nga salla e Bibliotekës Kombëtare - ku fjalimet e të pranishmeve u përcollën me duar trokitje te gjata

 

Kufirit me Malin e Zi, nuk është çështje jetike vetëm, për qyqaret e Rugovës, por edhe për Kosovën

Nder shumë  artikuj, analiza kritika e letra të hapura  të  autorit Kelmendi,  sipas veprave shkencore qendrën e kanë në  linjën Çakorr- Mokna -  Hajlë – Kullë. Të  mposhtim  të keqën  tradhtare  të paburrave dështakë, mos të luhet me trojet tona- tha prof.  dr. Smakaj. Këto ditë po  pritet fundi, ja huni ja tirku, Insistimi për ratifikim të  “demarkacionit” në një anë kundërshtohet nga   djemtë e atdheut, në anën tjetër, droja nga copëtimi i Kosovës, tanimë, nga vetë pushtetarët shqiptarë, loja me kufirin historik është një lojë me eshtrat të  martirëve të rezistencës shqiptare në të gjitha periudhat historike.

Kohë më parë, miqtë evropianë  patën thënë se, qeveritarët kosovarë, me përcepsione e luftojnë korrupsionin e, me percepcione  edhe demarkacionin kufitar.  Pushtetarët tonë sot  flasin pro sovranitetit të vendit, por të njëjtin e cenojnë me shpërfilljen e kufirit  historik të vendit. Në vazhdim të fjalës së tij prof. dr. Riza Smaka- tha së nuk mund të  ratifikohet  demarkacioni i gabuar pa qytetarë të  cilët kurrsesi nuk do të jepnin pëlqimin. Kryeministër, keni lyp punë e do të gjeni, kompromisi eventual pro  ratifikimit të demarkacionit kufitar  është një  koncesionit i  padrejtë!...                                                                                           

Këto  janë  nder  shkrimet analitike të  autorit e analistit Ali Kelmendit tërësisht  të mbështetura në  të dhënat  dhe dokumente zyrtare, tekste  kolore, universitare e shkollore,  enciklopedi shkencore, studime, publikime  profesionale e shkencore, harta zyrtare, shkollore, shkencore e ushtarake  të publikuara  nga institucione kompetente serbe e malazeze. Autori i librit  Ali Kelmendi- tha Smakaj dhe folësit tjerë të cilët  meriton një  mirënjohje të madhe për  kohën e gjatë, mundimin dhe  harxhimet  e pakursyera  për   pajisjen me  një numër impozantë  të  teksteve  shkollore, universitare, shkencore,  hartave   dhe atlaseve  të botuara në anglisht, në gjermanisht, në frëngjisht, në  kroatisht, në serbisht  në vend dhe jashtë  vendit tonë  të cilat  kanë mirë shërbyer për t’i  bazuar,  konstatimet dhe përfundimeve të publikuara në shkrimet  autoriale të publikuara në vendin tonë dhe gjithandej.

Image
Prof. dr. Shpetim Bulliqi- kryetar i komisionit shtetëror për caktimin e vijës kufitare Kosovë- Mal i zi- nuk tërhiqet nga mendimet e tij

 

Këto ditë po  pritet fundi, ja huni ja tirku, Insistimi për ratifikim të  “demarkacionit”?!...

Nëpërmjet shkrimeve në fjalë, autori Kelmendi në hulumtimet e tij gjithashtu  ka  vërtetuar padiskutueshëm se   ish Komisioni shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit  shtetëror  ishte i  formuar dhe i autorizuar për   shënjimin  - demaskimin në terren  të kufirit  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në përfillje të  kufirit administrativ   ekzistues, historik të pandryshuar  asnjëherë  në procedurë as bazë legale të  kërkuar  përgjatë  linjës administrative të pikave okna – Hajlë – Kullë. Is  Komisioni,  duke e abuzuar   dhe shpërfillur  mandatin  për  demaskim të kufirit  me  kufirin administrativ,  arbitrarisht ka   bërë ri caktim - ridelimitim të  kufirit në fjalë, madje, vetëm sipas  kadastrit problematik , të papranuar dhe të panjohur në demaskime kufitare shtetërore, ish Komisioni, gjatë  caktimit të paautorizuar, e  të gabuar  të  kufirit  ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi, ka abuzuar  kriteret primare për demaskim kufitar të mirënjohura në  doktrinën dhe praktikat juridike – ndërkombëtare , në të cilat  ka përfillje të Rezolutës  nr.  21 -1784  të datës  29  qershor 2015 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me të cilën, nga komisioni sikundër edhe  nga  Ish Qeveria e Kosovës, ka qenë  kërkuar  për të  bërë   shënjimin – demaskimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe  Malit të Zi në zbatim të  kufirit administrativ  që nga vitet 1945/ 6  si dhe të mos  nënshkruhet asnjë dokument  të referuar  demaskimit të kufirit para debutimit dhe pa miratimit parlamentar  dhe, se andejmi, Marrëveshja për Kufirin   e bërë nga ish Komisioni me  komisionin homolog malazez  nuk është  akt  për demaskim – shënjim të kufirit   bazuar në   linjën ndarëse administrative:  Çakorr- Mokna – Hajlë – Kullë të njohur legalisht  si dhe me dokumente   ndërkombëtare si kufi  ekzistues, bazë për demaskime kufitare meritore e valide,  përkundrazi është  dokument  juridikisht  dhe    politikisht i dëmshëm për  caktim – të  kufirit në fjalë! Për të qenë ironia sakte  edhe më e madhe  funksionarë  shtetërorë jo të paktë  angazhohen për  ratifikimin  e “demarkacionit” kufitar, ndërkaq, me paragrafin 1 të nenit 7  të Marrëveshjes për Kufirin, shprehimisht, theksohet se, demaskimi i kufirit ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi do të  bëhej brenda dy viteve pas ratifikimit të po asaj  marrëveshjeje. Pra, autori i librit Kelmendi, në   publikimet të veta para opinionit  ka konfirmuar se, deklaratat, javë më parë  të  nënshkruar nga dy shefat e shteteve të Kosovës dhe të  Malit të Zi, nuk është dokument  i detyrueshëm   juridik i cili   nuk   garanton as  nuk siguron  shënjim të kufirit  të caktuar, ekzistues e valit nga vitet 1945/ 6  përgjatë linjës Çakerr-  Mokna -  Hajlë – Kullë,  por  vetëm  korrigjim  eventuale parciale të dyanshme sipas konfiguracionit të  terrenit dhe   si e tillë  është  përshkrim i  dispozitës së   paragrafit pesë të nenit shtatë  të Marrëveshjes për Kufirin. Në këtë promovim ku tema kryesore ishte përcaktimi i vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi folën edhe  prof. dr Akif Bajrami, prof.dr. Zymer Neziri, prof dr. Shpetim Bulliqi, prof. Binak Hulaj, publicisti të Rugovës - Adem Shkreli dhe autori i librit Ali Kelmendi. Një promovim i tillë  i këtij librit dhe debati rreth caktimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi do të mbahet ditën e hënë në qytetin Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat