Dramat e tre autorëve shqiptarë që u përzgjodhën nga Eurodram

Kultura

Dramat e tre autorëve shqiptarë që u përzgjodhën nga Eurodram

Më: 17 mars 2018 Në ora: 06:46
Ilustrim

Rrjeti evropian për dramat në përkthim, Eurodram, ka shpallur emrat e autorëve dhe titujt e teksteve të dramave që sivjet janë përzgjedhur për t’u rekomanduar si të mundshme për përkthim në gjuhët që përbëjnë rrjetin.

Komitetet e secilës nga 27 gjuhët, në të cilat konkurrohet me tekste në këtë garë, midis të cilave edhe shqipja, që në total kanë 282 anëtarë, kanë bërë përzgjedhjen e nga tri teksteve prej 746 konkurruesve.

Siç merr vesh Koha.net si tekste në gjuhën shqipe, potenciale për t’u përkthyer, janë përzgjedhur: “Citycide” me autor Eli Krasniqi, “Liriologjia” e Lirak Çelajt dhe “Një teatër në kërkim të publikut” me autor Ridvan Dibrën.

Këto drama shpërndahen në gjuhët e këtij rrjeti, si një mundësi për përkthimin e tyre, pra edhe inskenimin në skenat e vendeve ku është në përdorim ajo (gjuha).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat