Të kompozosh poezitë e Poradecit dhe Migjenit

Kultura

Të kompozosh poezitë e Poradecit dhe Migjenit

Më: 18 mars 2018 Në ora: 17:53
Nestor Kraja

Krijimtaria e tyre përveç një grupi të vogël artistësh nuk arrin të shkojë te një publik më i madh, tek më të rinjtë. Po aq edhe ndihma e institucioneve shtetërore ndaj tyre është në kufijtë e mbijetesës.

Me gjithë këto disavantazhe, ata pak kompozitorë vazhdojnë të punojnë për të pasuruar repertorin e tingujve klasike. Nestor Kraja është njëri prej tyre që paralelisht me profesionin e tij si pedagog i kompozicionit dhe historisë së muzikës në Universitetin e Arteve, nuk dorëzohet. Në fund-verën e kaluar mori dy vendime:

“Lashë cigaren, fillova punën. Edhe në datën 15 Shkurt kam mbaruar veprën e fundit”.

“Nektarin” për nëntë kompozimet e gjeti te poezitë e Lasgush Poradecit, Ismail Kadaresë, Migjenit e Xhevahir Spahiut.

“Lidhen si një fije filozofike me njëra-tjetrën dhe që japin aspekte të problematikës të jetës, të mëndimit, të përjetimit emicional të njeriut”.

Për të interpretuar në recitalin që Nestori e quan “Poetika muzikore”, ai zgjodhi instrumentistët dhe lirikët që në kritikën e tij përbëjnë më të mirët.

E gjithë kjo përpjekje për të mos e çuar dijen dëm, në fund mbyllet me një koncert ku hyrja është pa pagesë, ashtu siç ndodh rëndom në kësi rastesh, pavarësisht se në skenën e Universitetit të Arteve ngjiten ndër instrumentistët më të mirë për të luajtur muzikë atë që në të folurën e përditshme e identifikojmë si muzikë e vërtetë.

“Ka disa njerëz që vlerësojnë të dinë më shumë se sa të kenë para më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat