Rreziqet për kishat bizantine të Voskopojës

Kultura

Rreziqet për kishat bizantine të Voskopojës

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:33
Kishat e Voskopojes

12 kishat post bizantine në Voskopojë e Vithkuq, të përfshira në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2018, po përballen me degradimin e ndërtesave, afreskeve por dhe vjedhjet.

Të njohura për vlerat unikale, shumë prej afreskeve kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, sikurse edhe edhe vete kishat e ndërtuara në shekujt 17-18-të.

Kliti Kallamata, drejtues i fondacionit "E shkuara për të ardhmen”, që ka ndjekur procedurat për përfshirjen e këtyre monumenteve të kulturës në listën e Europa Nostra, tregon se situata është shqetësuese.

Kallamata: Të gjitha çatitë e atyre kishave rrjedhin dhe pikojnë. Këto ujëra filtrojnë në afreske. 

Edhe pse janë një atraksion për turistët, një pjesë e këtyre kishave qëndrojnë të mbyllura, pasi sipas Kallamatës kanë nevojë për restaurime të specializuara.

Kallamata: Gjendja e tyre ka ardhur duke u rënduar nga viti në vit. 

Vjedhjet dhe dëmtimet me dashje janë një tjetër rrezik për këto kisha, pasi asnjë prej tyre nuk ka kamera sigurie apo sisteme alarmi.

Kallamata: Shikojmë mundësitë për të thithur fonde dhe donator. Është një rast i mirë.

Përfshirja në listën 7 siteve më të rrezikuara në Europë, jep shpresë për ndërhyrje të plota në këto objekte të trashëgimisë kulturore, pasi muajin tjetër ata do të vizitohen nga ekspertët e organizatës Evropa Nostra, për të hartuar plane konkrete ndërhyrjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat