U promovua Librit e Gani Xhafollit- princi i letërsisë për fëmijë

Kultura

U promovua Librit e Gani Xhafollit- princi i letërsisë për fëmijë

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:15
Në kryesin e promovimit të librit të Xhafollit ishin dhe folën kritiket letrar nga Evropa

Në kuadër të Ditës Botërore të poezisë dhe përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në pranin e  katër kritikeve letrar evropian, dashamireve të  librit, nxënësve, krijuesve letrar, personaliteteve  politike dhe të kulturës nga trojet shqiptare në lokalet e Bibliotekës  Kombëtare  në Prishtinë u bë promovimi  i librit me titull “Gani Xhafolli princ i letërsisë për fëmijë”’ të autoreve të Reshat Sahitaj dhe Asllan Qyqalles. Promovimi i këtij librit ishte një moment historik, sepse për herë të parë në Kosovë zbarkuan kritiket e njohur letrar evropian për vlerësimin e një vepre letrare. Para te pranishmeve kushtua jetës dhe veprimtarisë letrare dhe promovimit të librit të princit të letërsisë për fëmijë Gani Xhafolit foli shkrimtari, publicisti dhe aktivisti i organizimit dhe mbajtjes të shume tubimeve letrare - Prend Buzhala i  cili në mes tjerash tha:” Dita Botërore e poezisë  kushtua Gani Xhafollit- princit të letërsisë për fëmijë dhe aktivitete tjera është Dita e parë e Pranverës, me fjolla bore, në Prishtinë, në Ditën Botërore të poezisë këtu në lokalet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtina, mblodhi krijuesit nga Franca, Anglia, Spanja, si dhe nga Kosova, nga Shqipëria dhe nga trojet tjera stërgjyshore. Ky manifestim iu kushtua poetit për fëmijë Gani Xhafolli ku merrnin pjesë përfaqësues qeveritarë, si Ministri i Kulturës  dhe të tjerë të cilët e përshëndetën manifestimin. Përshëndeti edhe mysafiri special i familjes së poetit, kryetari komunës së Shëngjinit  nga qyteti Lezhë të Shqipërisë. Ishte mbresëlënës një kolorit ngjyrash në veshjeve kombëtare, në recitime e të tjera nga nxënësit filloristë nga Magura dhe gjimnazistët e Fushë Kosovës.                                                                    

Bukurin këtij manifestimi letrar i dhanë edhe zëri emocionues i recituesve filloristë nga trojet shqiptare

Image

Kuptim dhe leximet e gjimnazistëve të fjalëve përshëndetëse, si dhe përkthimet e teksteve të autorëve të huaj në pranishëm errnin pjesë edhe familjarë të poetit. Në fakt, disa autorë e krijues ndërkombëtarë nga Franca, Spanja dhe Anglia, si Daniel Leuwers , Helene Stafford, Teo Sanz , Nicole Barriere e të tjerë. Përpos vlerësimeve për veprën e Gani Xhafollit përkthyer frëngjisht  me titullin “Jam mbret i vogël”.  U lexuan edhe vargje frëngjisht kushtuar poetit Gani Xhafolli. Manifestimi iu kushtua promovimit  të veprës “Gani Xhafolli me titullin  “Princi i letërsisë për fëmijë”, që e përgatitën Reshat Sahitaj e Asllan Qyqalla. Kurse për krijimtarinë e Gani Xhafollit ligjëruan Behare Rexhepi, Kalosh Çeliku dhe Dije Demiri Frangu, profesoreshë universitare e Letërsisë për fëmijë. “dëshmia se po marrin pjesë krijues ndërkombëtarë, flet mjaft: shkrimtarët më lehtë e realizojnë liberalizimin e vizave se vetë shteti”, tha zonja Frangu. Ky libër ndahet në gjashtë pjesë: Gani Xhafolli mbret i vogël  ku përfshihen vlerësime e përkushtime nga bota letrare ndërkombëtare, Artist në jetë, Artist në  Letërsinë në Arte Homazh letrar për Gani Xhafollin, Letërsia si pikturë.(Kritika letrare për veprat e Gani Xhafollit, Shtegtime poetike  ese, kronika, reportazhe kushtuar Gani Xhafollit, Me tri zemra., Ëndrra në shuplakë poezi kushtuar Gani Xhafollit. Në kapitullin mbi vlerësimet e kritikëve letrarë shqiptarë kushtuar letërsisë së tij, janë përfshirë autorë si Xhevat Syla, Prend Buzhala, Reshat Sahitaj, Begzad Baliu dhe Milazim F. Kadriu. Kënaqësi leximi dhurojnë edhe disa ese e reportazhe që i ka shkruar Kalosh Çeliku e që përfshihet te një cikël më vete, me titullin Shtegtime poetike, aty ku lexohen edhe reportazhet nga Asllani, Dibrani  dhe poezitë për fëmijë kushtuar Gani Xhafolli nga  shumë poet të tjerë. Në fund të fjalës së tij Buzhata tha  së tashmë në mesin e të gjallëve mungon Gani Xhafolli, një klasik i madh e modern e letrave shqipe përgjithësisht  i letërsisë për fëmijë në veçanti. Në fund mund të themi lirisht së ky shkrimtar ishte ndër shkrimtarët më novator të letrave shqipe për disa dekada rresht dhe si i tillë  mbetet një stilist i përsosur i përmasave të paimagjinueshme të poetikës letrare.

Image

 

Xhafolli - klasik modern i letrave shqipe edhe i letërsisë për fëmijë në veçanti

Edhe Behare Rexhepi në fjalën e saj kushtua promovimit të librit të  Xhafollit në mes tjerash tha se: Promovimi i këtij librit është një moment historike, sepse për herë të parë në promovimet e botime të shkrimtareve tonë janë të pranishëm katër përnda të kritikeve  letrar nga arena evropiane. Gani Xhefolli me vargjet e tij poetike të përkthyera edhe në gjuhën frëngjishte me titullin “Jam mbret i vogël” e të  botuara në njërën nga tri  shtëpitë me të njohura në Evropë i impresionoi lexuesit dhe kritiket e huaj letrar. Unioni i shkrimtarëve dhe të kritikeve letra shqiptarë, është e vetmja  shoqatë kulturore që në  mënyrë sistematike dhe me sukses, është  duke u bërë përpjekje në afirmimin e vlerave kulturore jashtë Kosovës, siç janë botimet në greqishte e vëllimit poetik me titullin “Harta  e grisura” nga Ali Pdrimja, pastaj botimi në frëngjisht në Belgjikë e financuar nga Ministria e kulturës.

Kur jemi këtu duhet të përmendi së shkrimtaret tonë mund ti krahasojmë me at evropian, por fatkeqësisht ne ende jemi  të izoluar nga mos përkthimet e veprave të shkrimtarëve dhe poeteve tonë në gjuhë të huaja, nga se për këtë na duhet ndihma e institucioneve tona për të subvencionuar materialisht në përkthimin e librave të krijuesve tonë letrar. Në këtë promovim në emër të Unioni i shkrimtarëve që tu behet ftesë institucioneve të Kosovës që objektivin e tyre të orientojnë kah komuniteti artistik, e veçmas kërkohet që një shkollë në Prishtinë  apo rrugë të emërohet me emrin Gani Xhafollin. Andaj kjo është toka e heronjve të të gjitha kohëra. Homeri e gjeti Akilin, grekët Aleksandri e Madh, Turqia Skënderbeun, njerëz që këta e shumë të tjerë janë të njëjtës racë, të njëjtit gjak. Kur jemi këtu duhet të përmendim se spektri tematik dhe motivo i poezive të Gani Xhafollit dhe mënyrën e realizimit të ideve tregojnë qartë begatimin e jetës me të mirë dhe të këqijat e saj, vëne në pah përkushtimin e poetit të letërsisë, si dhe faktin se frymëzimet gjenden kudo, por ato duhet hekur dhe ndier. Gani Xhafolli princ i letërsisë për fëmijë idetë e mëdha i realizoi përmes dramave që e bëjnë jetën përmes detajeve. Ishte artist i vërtetë në jetë dhe në vepra. Çdo ide e tij përpiqej ta shfaqte nëpërmjet artit. Arti në fjalë. Poezitë e tij është mozaik shprehjesh, imazhesh e mbresash të bukura. Në këtë promovim fëmijët nga shkollat fillore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi recituan poezi kushtua këtij poeti të cilat u përcollën me duartrokitje të gjata. U mbajte edhe ora letrare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat