Pjesë dëshpëruese nga romani “Psycho” i Ilir Muharremit

Kultura

Pjesë dëshpëruese nga romani “Psycho” i Ilir Muharremit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 17:59
Psycho

Pak jemi të vetëdijshëm për nga përgjegjësia jonë pse bëhemi kriminel, humbës në jetë, a i fajësojmë rrethanat apo veten? Të dyja nga pak. Por, vetja ka më shumë faj pse bëhet pjesë e rrethanës. Krejt njerëzit janë pak tinëzakë, duan t’i falin, edhe kriminelët. Nuk kanë turp fare, trillojnë lloj-lloj rrethanash edhe pse nuk ndërlidhen dhe janë shumë kundërshtuese, ata e bindin veten në këtë.

Familjen e kisha përjashtuar nga jeta ime. Përse? Rrallë e kam pyetur veten për këtë. Ndoshta se janë të fuqishëm dhe isha i fuqishëm. Isha shumë i pasur, dhe pasuria më tërhoqi drejt humnerës, nuk ka ngopje pasuria. Më distancoi nga turma e zakontë, më mbylli në dhimbje atomike, nga aeroplanë luksi, plazhe ku prekja vetëm seks-bombat.
Jemi mbeturinë e kësaj bote, pa të mirën dhe pa të keqën, as djalli e as engjëlli nuk na do. Jemi ata që ja kthejmë shpinën familjes, Zotit dhe vetvetes. Era mut na vjen kudo. Durim, çdo ditë i them vetes, ndoshta duhet ende kohë të pres gjykimet e mia të fundit. Por, ja që nuk më pritet më, jam paksa me ngut zotëri. Aq më ngut sa vetë jam i detyruar të bëhesha gjykatës i familjes dhe shoqërisë. Por, tash jam penduar mik.

. Në tradhti gjeja kënaqësi. Tradhtitë nuk më pengonin të isha besnik ndaj të tjerëve, isha edhe i dashur për ta. Komshinjtë i ndihmoja, veçanërisht ata të moshuar kur blinin gjëra dhe qenë të rënda për ta. Më kot i përmend tash këto, nga vetja disi me duket si ngushëllim.

Mirëpo, mjerimi për ju qe mu aty. Kështu së paku e vërejta unë. Fjalët miradije e shkatërrojnë përbrenda njeriun. Ndalesa e tij në jetë ndodh pikërisht për shkak këtyre budallallëqeve. Pikërisht kur dështova edhe me familjen mendova se erdhi çasti i fundit i jetës sime. Nga ai moment i matja çdo ditë vitet drejt fundit tim. Në vete dhe në rrugë shihja pllakatet e njerëzve të vdekur të moshës sime. Kjo më qetësonte pak. Çdo ditë sa herë i shikoja, mendoja në vete se s’mundet aq lehtë t’i jap fund jetës.

Tash kërkoj vdekjen, më nuk e dua as gënjeshtrën e as të vërtetën, vdekjen e kërkoj si besniken më të madhe të shtratit tim, dua të zgjohem me të. Edhe nëse do t'i rrotulloja gjërat nga e para, prapë nuk do t'i vija në rregull, zotëri. Reagimet e para që më shfaqeshin para dështimeve ishin të rregullta. Isha gënjeshtar, e pranoj, por cili njeri i drejtë mund të ngjitet sot në piedestal? Cili njeri i drejtë mund të ketë shumë shoqëri? Cilin njeri të drejtë mund ta njohë bota sot? Mashtruesi të gjitha dyert i ka të hapura, kurse i drejti vyshket në vetmi dhe vdes. Pas vdekjes e kërkojnë, i ngrenë shtatore, zotëri.

Kur shkoja në shtëpi publike, shpesh nuk doja të bëja seks. Futesha poshtë tavolinës së qelqtë, merrja një lavire mbipeshë, e detyroj të dhjesë mbi tavolinë, kënaqesha kur copat e mutit binin afër fytyrës sime të mbrojtur nga qelqi. Shihja se si dilte nga vrima deri në përfundim të copës së fundit të mutit. Isha dehur nga kjo kënaqësi ekstreme, mik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat