Kryqi I.

Kultura

Kryqi I.

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:22
Neki Lulaj

Tremijë vjet kryq i pandryshkur me bekime

Rrënjët e tua të arta janë  në qiell e në tokë

Shkrimet vijnë nga yjet me fjalët e perendive

Kur Thoti e fliste në shqipen fjalëngrohtë.

 

Jam në mes të kreshtave të maleve të thikta

Dëgjoj tingujt ilirë që sjellin  këmbanat.

Me shpatat e mprehta vijnë  shqipet me vringëllima

 Nga Themelet e Kështjellës u jep zemër Rozafa

 

Qe tremijë vjet su ndalë këmbana gjatë udhës.

Shumë u anatemuan Apostujt që kishin frymë shqipe

Ishin më  të diturit e virgjër të shkencës dhe gjuhës

 Bogdani, Leka e ai Shtjefaën Gjecovi prej Dardanie.

 

Ata ishin shtegu i shkrimit e dritës me  shpresë.

Xhelatët otomanë në Kryq Apostujt i anatemuan

Thoti në Pllakën e Esmeraldit e tha nga brezi në brez

Në gjuhën shqipe perëndive mesazhin e shkruan...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat